Mustaf Anetare i ri
Numri i postimeve : 16 Pikët : 54 Allahu të shpërbleftë : 6 Join date : 07/10/2010
| Titulli: 30 hadithe te Resulull-llahit s.a.v.s. Tue Nov 02, 2010 5:08 pm | |
| 51. Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen)
52. Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët) All-llahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë”. (Ali Imran, l02) “Prandaj, shprehni de¬votshmëri All-llahut sa të mundeni”. (et-Tegabun, l6) “O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!” (el-Ahzab, 70) Ajetet që urdhërojnë për de¬votshmëri janë të shumta dhe të njohura. Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë: “...Ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare”. (et-Talak 2-3) “...Nëse i frikësoheni All-llahut Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh”. (el-Enfal, 29) Aje¬tet rreth kësaj temë janë të shumta dhe të njohura, kurse prej hadi¬theve ja disa:
53. Trans¬me¬tohet nga Ebu Hurejre r.a. që thotë se e kanë pyetur Pejgamberin: “O I Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i ndershëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm”. (Të pranishmit i) Thanë: “Nuk të pye¬tëm për këtë”. (Pejgamberi) Tha: “Jusufi është pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i pejgamberit të All-llahut, bir i dostit (halilit) të All-llahut”. Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atëherë për të parët e arabëve po më pyetni? Më të dalluarit prej tyre në xhahilijjet do të jenë më të dalluarit në Islam nëse vetëdijësohen (e pranojnë Islamin)”. (Muttefekun alejhi)
54. Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu juve në të ju ka bërë mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fitneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave”. (Muslimi)
55. Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit)”. (Muslimi)
56. Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diç më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (apo veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!)”. (Muslimi)
57. Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-lla¬hut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në Haxhxhin lamtumirës ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhë-heqësit tuaj, kështu do të hyni në Xhe¬nnetin e Krijuesit tuaj”. (Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin thotë: hadith hasen sahih) All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe I Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë”. (el-Ahzab, 22): “Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, ajo ua forcoi besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-lla¬hut. All-llahu është i mirë pa masë”. (Ali Imran, 173-174) “Ti kij bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes”. (el-Furkan, 58) “...Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështeten!” (Ibrahim, 11) “..E kur të vendosësh, atë¬he¬rë mbë¬shtetu tek All-lla¬hu”. (Ali Imran, l59) Ajetet për urdhrin e mbështe¬tjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë: “Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij”. (et-Talak, 3) “Besimtarë të vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen ajetet e Tij, ua shtojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre”. (el-En¬fal, 2) Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i theksojmë hadithet mbi këtë temë:
58. Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd hasmohem. O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin”. (Muttefekun alejhi) Ky është transmetim i Muslimit kurse Buhariu e ka shkurtuar.
59. Trans¬me¬tohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi s.a.v.s. kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi s.a.v.s. kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës)”. (Buhariu) Në një transmetim tjetër nga Ibni Abbasi r.a. thuhet: “Fjala e fundit e Ibrahimit s.a.v.s. kur e kanë hedhur në zjarr, ka qenë: “Hasbijall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Më mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës)
60. Trans¬me¬tohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen)
61. Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azib r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj: 'O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova kah Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar'. Nëse vdesish atë natë, do të vdesish me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi”. (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Më ka thënë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lartë”. Pastaj tha: “Bëri këto fjalët të fundit që i thua (para gjumit)!”
62. Transmetohet nga nëna e besimtarëve, Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi s.a.v.s. kur dilte nga shtëpia e tij thoshte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-lla-hun: O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthitem e as të më lajthis dikush, të mos rrëshqas e as të rrëshqitem nga dikush, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos injoroj kënd, e as mos të injorohem nga të tjerët”. (Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih. Ndërsa ishte në shprehje të Ebu Davudit)
63. Nga Enesi r.a. transmetohet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë përveç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ik djalli”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë: hadith hasen. Ebu Davudi e shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”) All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar”. (Hud, ll2) “Atyre që thonë, Zoti ynë është All-llahu e pastaj qën¬drojnë në këtë, u vijnë engjëjt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni por gëzohuni Xhennetit që u është premtuar”. Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtrat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. Si shpërblim nga ai që fal dhe është mëshirëplotë”. (Fussilet, 30-32) “Ata që thonë: Zoti ynë është All-llahu dhe qëndro¬jnë në këtë, të mos frikësohen as të mos pikëllohen! Ata janë banorë të Xhennetit. Aty do të mbesin përgjithmonë si shpërblim për atë çka kanë punuar”. (el-Ahkaf, l3-l4)
64. Nga Ebu Amri - ose Ebu Amrete - Sufjan ibn Abdull-llahu r.a. transme-tohet se ka thënë: “Thashë: O I Dërguari i All-llahut! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd përveç teje”. Tha: “Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)”. (Muslimi) -Për kalueshmërinë e kësaj bote, për tmerret dhe çështjet e tjera të Ahiretit, për mangësitë dhe vetedukimin personal dhe nxitjen e vetvetes në korrektësi All-llahu i Madhëruar thotë: “Thuaj! Unë ju këshilloj vetëm një gjë. “Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose një nga një, e pastaj mendoni”. (Sebe, 46) “Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës. O Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë më kot, qofsh lartësuar! Dhe ruana prej dënimit të zjarrit”. (Ali Imran, l90-l9l) “A nuk i shikojnë devetë si janë krijuar. Edhe qiellin - sa lart është ngritur. Edhe malet - si janë vënduar. Edhe tokën si është zgjeruar? Ti këshillo - Ti je vetëm këshillues”. (el-Ga-shije, l7-2l) “Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfunduan”. (Muhammed, l0) Ajetet për këtë temë janë të shumta, kurse prej haditheve, është hadithi i theksuar më lart: “Njeri i mençur është ai i cili e kontrollon vetveten”. (Hadithi nr. 51 i kësaj përmbledhjeje) - Që ta pranojë atë me seriozitet dhe pa kurrfarë ngurrimi - All-llahu i Madhëruar thotë: “...Por ju bëni konkurren¬cë me vepra të mira..“ (el-Bekare, l48) dhe thotë: “Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në Xhennet, gjerësia e të cilit kap qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të de¬votshmit”. (Ali Imran, l33). Ndërsa prej haditheve për këtë temë janë këto:
65. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O I Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vjen shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët veç ka qenë e tij”. (Muttefekun alejhi)
66. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Bëni vepra të mira para se t’u gjejë njëra prej shtatë soshëve: Mos pritni t’u gjejë varfëria e rëndë, ose pasuria që ju mashtron, ose sëmundja që ju dëm-ton, ose pleqëria që ju shkatërron, ose vdekja e shpejtë, ose dexhxhalin - ai është më i keqi që pritet e nuk ka ardhë, ose çasti i fundit - kurse çasti i fundit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri”. (Tirmidhiu që ka thënë: hadith hasen) All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata, të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona; Ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e bamirësve”. (el-Ankebut, 69) “Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht!” (el-Muzemmil, “Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë (deri në vdekje)” (el-Hixhr, 99) “Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë”. (ez-Zelzele, 7) “...Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh”. (el-Muzemmil, 20) “...Dhe çkado që jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di”. (el-Bekare, 273) Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse prej haditheve të kësaj teme janë këto:
67. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë”. (Buhariu)
68. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberit s.a.v.s. i është përcjellur nga Krijuesi i tij i Madhërishëm i cili ka thënë: “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një krah; kurse nëse ai Mua më afrohet një krah, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vjen ai duke ecur, Unë i vijë atij duke vrapuar”. (Buhariu)
69. Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. (Buhariu)
70. Nga Aisheja r. anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën (për namaz) aq gjatë saqë këmbët i patën pëlcitur (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kështu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?” (Muttefekun alejhi) Ky është citat i Buhariut. Si ky është edhe në sahihajn në transmetim të Mugire ibn Shu’be.
71. Transmetohet se Aisheja r. anha ka thënë: “Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut s.a.v. e gjallëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjen e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave)”. (Muttefekun alejhi)
72. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se sa besimtari i dobët, dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bëj i dobët.Nëse të godet diçka, mos thuaj: sikur të veproja kështu do të ndodhte kjo, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse “lev-i” (sikur të...) e fillon veprimin e djallit”. (Muslimi)
73. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Xhehennemi është i rrethuar me epshe, kurse Xhenneti është i rrethuar me vështirësi”. (Muttefekun alejhi) 74. Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbe¬sin veprat e tij”. (Muttefekun alejhi)
75. Nga Ibni Mes’udi transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Xhenneti i është më i afërt se sa rripi i sandalles (lidhësja e këpucës) së tij, e po ashtu është edhe Xhehennemi”. (Buhariu)
76. Nga Ebu Abdull-llah - Abdurrahman Thevbán, shërbëtor (mevlá) i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s., duke thënë: “Të rekomandoj të bësh shumë sexhde, sepse ti nuk bën asnjë sexhde për All-llahun e që All-llahu të mos lartësojë ty nga një shkallë dhe ta shlyen me të nga një mëkat”. (Muslimi)
77. Transmetohet nga Ebu Safván Abdull-llah ibn Busr el-Eslemij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen)
78. Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij r.a. transmetohet se ka thënë: “Pasi u shpall ajeti i sadakasë, ne asokohe punonim si hamej, pastaj erdhi një njeri dhe dha shumë pasuri sadaka. (Të pranishmit) Thanë: “Dëshiron të tregohet”, pastaj erdhi një njeri tjetër dhe dha një tas sadaka. Thanë: “Vërtet All-llahu është i panevojshëm për këtë tas!” Me atë rast u shpall ajeti: “Ata që përgojojnë besimtarët në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i përbuzin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe.” (et-Tewbe, 79) (Muttefekun alejhi)
79. Nga Seid ibn Abdul-Aziz, nga Rebija ibn Jezid, nga Ebu Idris el-Havláni, nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. trans-meton nga All-llahu i Gjithëfuqishëm, që ka thënë: “O robtë e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit. O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthitur, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudhë. O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej. O robtë e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju vesh. O robtë e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje, do t’ju fal. O robtë e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo me çka Mua dëm do të më shkaktonit që të më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të më sjellë, që të më kontribuonit. O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm, si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë. O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta pakësonte sundimin Tim në asgjë. O robtë e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriheshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m’i drejtoni, dhe Unë t’i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta zvogëlonte atë që kam Unë përpos sa zenë vend gjilpëra kur ngulitet në det. O robtë e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë do t’ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askë përveç vetvetes”. (Muslimi) All-llahu i Madhërishëm thotë: “A nuk ju kemi lënë të je¬toni mjaft, e ai që ka dashur të mendojë ka pasur mjaft kohë, madje ju erdhi edhe Pejgambe-ri!” (el-Fatir, 37) Ibni Abbasi dhe dijetarët tjerë islamë rreth kuptimit të këtij ajeti thonë: “A nuk ju kemi lënë të je¬toni 60 vjet” dhe këtë e provojnë me hadithin që do të theksohet më poshtë. Thonë edhe për 18 vjet ose 40 vjet. Po ashtu, El-Hasani, el-Kelbiu dhe Mesruki transmetojnë nga Ibni Abbasi se kur ndonjëri prej medinasve mbushte 40 vjet, vetmohej për ibadet. Kurse për pjesën e ajetit: “Madje u erdhi edhe Pejgamberi” Ibni Abbasi dhe Xhumhuri thonë: “Ai është Pejgamberi Muhammed s.a.v.s.”, e ka pasur edhe mendime të tjera. Kurse hadithet mbi këtë temë janë:
80. Nga Ebu Hurejre transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu e arsyeton njeriun që ia ka shtyer exhelin derisa t’i ketë mbushë gjashtëdhjetë vjet”. Dijetarët thonë: Kuptimi i hadithit është: Pas këtij afati (gjashtëshjetë vjet) All-llahu nuk i jep rast njeriut të arsyetohet.
81. Transmetohet nga Aisheja r. anha se ka thënë: “Pasi u shpall sureja En-Nasr (“Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut”), i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. nuk ka falë asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suhbhaneke rabbena ve bi ham-dike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O All-llahu im, më fal) (Muttefekun alejhi) Sipas një transmetimi tjetër në dy sahihët nga Aisheja r.a. transmetohet: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shpeshherë thoshte në kërrusjet (ruku’) dhe në sexhdet e tij: “Subhânekall-llahumme rabbenâ ve bihamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, O All-llahu im, më fal), duke e bërë kështu te’vîl Kur’anin. Te’ vîl i Kur’anit do të thotë: veprim i asaj që urdhërohet në Kur’an sipas fjalëve të Lartmadhërishmit: “Fe sebbih bi-hamdi rabbike ve-s-tagfirhu” (Ti madhëroje Zotin tënd me lavdëresa dhe kërko falje nga Ai). Sipas një transmetimi të Muslimit, I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e shpeshtoi të thoshte para se të vdesë: “Subhânekall-llahumme ve bihamdike estagfiruke ve etûbu ilejke” (Lavdia të qoftë Ty, All-llahu im dhe qofsh i falënderuar, te Ti kërkoj falje dhe pendohem). Aisheja r.a. thotë: “I thashë: O i Dërguari i All-llahut, ç’janë këto fjalë të reja që po i thua?” (Pejgamberi) Tha: “Mua më është dhënë një shenjë (alamet) për ummetin tim, që kur ta shoh, të them: “Idhâ xhâe nasrull-llahi ve-l-fet’hu” (Kur vjen ndihma e All-llahut dhe fitorja) e deri në fund të sures”. Ndërsa sipas një transmetimi po ashtu të Muslimit, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shumëherë thoshte: “Subhânall-llahi ve bihamdihî, Estagfirull- llahe ve etûbu ilejhi” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe qoftë i falënderuar, kërkoj falje nga All-llahu dhe tek Ai pendohem). Ka thënë (Aisheja): “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut po të shoh shpesh se thua: “Subhanall-llahi ve bihamdihî. Estagfirull- llahe ve etûbu ilejhi?” Pejgamberi tha: “Më ka lajmëruar Krijuesi im se unë do të shoh një shenjë (alamet) në um-metin tim, dhe kur ta shoh atë ta shpeshtoj thënien: “Subhanall-llahi ve biham-dihi. Estagfirullahe ve etûbu ilejhi”. Unë e kam parë atë, e ajo është: “Idhâ xhâe nasrull-lahi ve-l-fet’hu.” (Kur vjen ndihma e All-llahut dhe fitorja. Dhe i sheh njerëzit që po hyjnë në fenë e All-llahut grupe-grupe. Ti madhëroje Zotin tënd me lavdëresa dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin. (en-Nasr: 1-4)). | |
|