Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Haxhxhi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Haxhxhi   Wed Oct 06, 2010 1:34 am

Haxhxh (Arab.:حج‎ Përkthyer: Haxhxh) në islam paraqet vizitën e vendeve të caktuara (Kabes dhe Arafatit) në kohë të caktuar (gjatë muajve të haxhxhit) duke kryer vepra të caktuara. Si kusht i pestë i fesë sonë Islame është kryerja e haxhxhit. Këtë obligim duhet ta kryejnë myslimanët e pasur, sepse ky obligim është i karakterit material, andaj kërkon edhe flijimin e pasurisë krahas mundit. All-llahu xh. sh. në suren Ali Imran, ajetet 96/97, thotë : "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta : vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është obligim pët ata që kan mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete qartë argumentojnë mbi obligimin e haxhxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë : "Haxhxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxhxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhxhi është bërë obligim në vitin e nëntë të hixhretit.




Vlerat e Haxhxhit
Kryerja e haxhit tregon faktin se si besimtari i sinqertë, i nënshtrohet urdhërit të Zotit duke braktisur pasurinë, punën dhe familjen e tij.
Haxhxhi e stërvit njeriun me sabër (durim) dhe aftëson t'i përballojë vështërsitë.
E forcon imanin (besimin), e edukon shpirtin dhe i shlyn mëkatet.
Në haxhxh arrihet barabarësia dhe vëllazërimi i plotë në mes pjesmarrësve të kombësive, racave, gjuhëve dhe kategorivetë ndryshme të njerëzve.
Në këtë mënyr afrohen njëri me tjetrin, njihen me popuj të ndryshëm, këmbejnë mendimet dhe shfrytëzojnë përvojat e njëritjetrit.




Kushtet që duhet plotësuar haxhiu
Të jetë mysliman
Të jetë pa të meta psiqike
Të jetë i moshës madhore
Të jetë i lirë
Të ketë mundësi pët t'a kryer haxhxhin (pasuri dhe shëndet)
Të kryhet haxhxhi në muajtë e haxhxhit; Shewal, Dhu-lka'de dhe dhjetë ditët e Dhulhixhes.
Gruaja të jetë e shoqëruar nga të afërmit e saj (mahrem)
[redakto] Farzet e Haxhxhit
Ihrami: që do të thotë nijeti, vendosja për haxhxh.
Qëndrimi në Arafat, në kohë të caktuar.
Tavafi-zijareti, tavafi më i rëndësishëm që bëhet ditën e Bajramit.
Nëse lëshohet njëri nga këto farze, duhet përsëritur haxhxhin.


Vaxhibet e Haxhit
Veshja e ihrameve nga Mikatet (Mikat është vendi, kufiri të cilin nuk guxon ta kalojë ai që dëshiron të hyjë në Meke)
Të mos mbathë rroba të qepura
Burrat mos ta mbulojnë kokën
Të mos mbulohet fytyra te femrat
Sa'ji në mes Safasë dhe Merves (Sa'j do të thotë ecje me hapa të shpejtë)
Zgjatja e qëndrimit në Arafat (nga zevali i diellit deri në perëndim)
Largimi nga Arafati me lejen e imamit
Qëndrimi në Muzdelife (mjafton një kohë të shkurtër)
Të vonuarit e akshamit dhe falja e tij bashkë me namazin e jacisë në Muzdelife
Gjuajta e guralecave në xhemre, në Mine, në ditë të caktuara
Rruarja ose nënqethja e kokës
Therja e një dashi (kurban)
Në fillim gjuatja e guralecave, pastaj prerrja e kurbanit dhe rruajtja ose nënqthja
Tavafu-sadri për të largëtin (quhet tavafi para kthimit në shëpi)
Të jetë tavafu-zijareti në ditët e Bajramit: të parën, të dytën ose të tretën ditë para akshamit. Gjatë kryerjes së këtij tavafi duhet me qenë i pastër.
Nëse njëri nga këto akte që i përmendëm lëshohet duhet therrë kurban, të gjitha aktet e tjera, përpos këtyre që u përmndën,janë sunnete dhe adabe. Çdo person i cili e bën tavafin është i detyruar të falë dy rekatë pasi të rotullohet shtatë herë. Tavafi të fillojë prej haxherul-esvedit (gurrit të zi), niset nga ana e djathtë, është e parapëlqyer të hecet në këmbë.


Sunnetet e Haxhit
Sunnetet e haxhxhit janë të shumta, mirëpo ne do t'i përmendim disa nga ato:

Të pastrohet trupi para se të vishet ihrami, (të priten thonjtë, të qethen flokët, të rruhemi)
Të parfymosen burrat
Të falen dy rekate namaz para fillimit
Të kënduarit e Telbijes pas ihramit: Leb-bejke All-llahumme leb-bejk, Lebe-bejke la sherijke leke leb-bejk, Inel-lhamde,ve ni'mete vel mulku leke la sherijke lek. (Të përgjigjemi, O Zot, të përgjigjemi. Të përgjigjemi. Ti nuk ke shok, të përgjigjemi.Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet. Ti nuk ke shok)
Të qëndruarit në Mine, në ditë të caktuara, dhe largimi nga ajo pas daljes së diellit të ditës së nëntë për në Arafat
Të mbajturit e rregullave dhe diciplinës gjatë kryerjes së sharteve të Haxhxhit

Umreja
Vizita e Qabes në mënyr të veçantë. Umreja përbëhet prej: Ibrahimit, Tavafit dhe S'ajit pasë të cilave duhet qethur oserruajtur.

Umreja është sunneti-muekkede, kohën nuk eka të caktuar, por më e lavdëruar është umreja të kryhet në muajin e Ramazanit, bazuar në hadithin e të Dërguarit tonë i cili thotë: " Umreja në Ramazan e arrijnë vlerën e Haxhxhit".

Fjala perfundimtare mbi haxhxhin
Kur është pyetur Pejgamberi alejhisselam se:

Cilat punë janë më të rëndësishme?
Besimi në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij,u përgjegj.
E pas kësaj? - e pyetën përsëri.
Lufta në të rrugë të All-llahut tha ky.
E pasë kësaj? - e pyet përsëri.
Haxhxhi që kryhet sipas normave fetare (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu xh.sh.
Kjo është fjala e Pejgamberit alejhisselam për rëndësinë e haxhxhit, sepse haxhxhi i vlefshëm dhe i pranuar te All-llahuxh.sh. trajtohet ai i cili është kryer me para të fituara me nderë - hall, dhe është kryer me devotshmëri dhe sinqeritet, duke epasur frigën e All-llahut xh.sh., e jo për qëllime të tjera ose interesa pesonale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Haxhxhi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Kushtet e Islamit :: Haxhxhi-
Kërce tek: