Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Dita e hixhabit rozë Sun Oct 31, 2010 4:23 am | |
| Dita e hixhabit rozë
Kjo ditë është mundësi që ta lajmërojmë njëra-tjetrën për kujdesin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Kjo dikujt mund t'ia shpëtoj jetën!
Të mërkurën, më 27 tetor, ishte dita botërore e hixhabit rozë, ditë kur muslimanet në gjithë botën, me veshjen e hixhabit ngjyrë rozë, në kokë ose rreth qafës, me angazhimi e tyre në aktivitete të ndryshme dhe iniciativa në mjedisin e tyre, i bashkohen luftës kundër kancerit të gjirit.
Ideja e cila qëndron prapa ditës së hixhabit rozë është që të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe mbledhjes së fondeve për hulumtimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje. Muslimanet në mbarë botën marrin pjesë në këtë fushatë, duke veshur hixhab e shirita ngjyrë rozë.
Dita e hixhabit rozë filloi nga viti 2004 në SHBA, me kalimin e kohës filloi të përhapet në Afrikën e Jugut, Egjipt, Katar dhe vende të tjera. Filloi si nismë e një grupi muslimanesh të shkollës së mesme në qytetin Columbia, në shtetin Missouri, dhe sot dhjetëra mijëra muslimane nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë fushatë.
www.islamgjakova.net
| |
|