Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Xhamia e parë në Arktik Sun Oct 31, 2010 4:45 am | |
| Xhamia e parë në Arktik
Në veri të Kanadasë popullsia muslimane është në rritje, nga java e ardhshme në shërbim do ta kenë xhaminë me minare dhjetë metra, në katër nivele
"Është shumë e bukur, kur ia ndezim dritat natën", thotë një nga anëtarët e komisionit të xhamisë, Amier Suliman, për AFP.
Nevojitet vetëm lyerja përfundimtare dhe rregullimi i tualetit, dhe xhamia e parë në Arktik do të jetë gati për promovimin festiv. Pjesët e saj kanë ardhur nga një distancë prej 4000 km, duke marrë parasysh se materiali ndërtimor dhe fuqia punëtore këtu janë shumë të shtrenjta.
"Kjo është minarja e parë në Arktik. Disa do të thonë se ky është kufi i ri i Islamit. Megjithatë, për mua është i rëndësishëm, sepse deri dje namazet e xhumasë i kemi falur në kishën katolike dhe në rimorkio, dhe tani kemi një vend të vërtetë për falje, me minare të vërtetë", tha Suliman.
Inuvik është qytet me 4.000 banorë, ku rreth 80 prej tyre janë musliman. Ky komunitet nuk kishte para të mjaftueshme për ta ndërtuar një xhami nga themeli, prandaj e kishin rimodeluar një shtëpi në afërsi të pyllit.
Muslimanët nga Inuviku janë kryesisht me origjinë sudaneze, libaneze dhe egjiptiane. Xhamia e tyre do të hapet më 5 Nëntor.
www.islamgjakova.net
| |
|