Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Xhumaja në Moskë: Nevojë për një xhami më të madhe Tue Nov 02, 2010 4:03 am | |
| Xhumaja në Moskë: Nevojë për një xhami më të madhe
Dita e premte, skenë tipike, besimtarët bëjnë sexhde në shi para xhamisë më të madh të Moskës, duke mbajtur sexhadet me këpucë që mos t'i fryjnë erërat e vjeshtës
Beteja për një vend për xhaminë e re është një dhimbje koke për muslimanët e kryeqytetit rus, një nga qytetet me përqindjen më të madhe të muslimanëve në Evropë, por qytet me vetëm katër xhami.
Nevoja e tyre për një hapësirë më të madhe për kryerjen e namazeve ka ngritur tensione tek nacionalistët rusë. "Nëse vij më herët mund të gjej vend brenda në xhami, përndryshe duhet të falem jashtë", tha Abdyl Ashim Ibraimov (30), xhematli i rregullt i xhamisë Sobornaya, më e madhja në Moskë.
| |
|