Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Çështje të cilat sjellin bereqet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mustaf
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 16
Pikët : 54
Allahu të shpërbleftë : 6
Join date : 07/10/2010

MesazhTitulli: Çështje të cilat sjellin bereqet   Tue Nov 02, 2010 4:04 pm

Çështje të cilat sjellin bereqet

I kemi shkurtuar, këto në 16 pika:


1. Kurani.


Allahu i madhëruar e ka quajtur atë të bereqetshëm kur ka thënë: “Ky është
libër të cilin e kemi zbritur të bereqetshëm…” Ndërsa Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, shejtani largohet
nga ajo shtëpi e cila lexohet në të surja Bekare” (Sahih El-Xhamia, 7227)


2. Devotshmëria dhe imani.


Nuk ka dyshim se imani dhe devotshmëria janë nga çështjet të cilat sjellin
bereqet. Allahu i madhëruar thotë: “Edhe sikur banorët e fshatrave do të
besonin e do të bëheshin të devotshëm, do t’u hapnim atyre bereqet nga qielli
dhe toka”.


Bashkëshorti gjen bereqet me devotshmërinë e tij në bashkëshorten, fëmijët e
rrëskun e tij.


3. Përmendja e Allahut.


Në fillim të çdo pune përmendim Allahun. Ka thënë Pejgamberi sallahu alejhi ue
selem: “Nëse futet njeriu në shtëpi të tij, e përmend Allahun e madhëruar,
gjithashtu edhe tek ushqimi i tij, thotë shejtani: ‘Nuk keni sot as vend për të
fjetur e as darkë’. E nëse futet në shtëpi e nuk e përmend Allahun e madhëruar,
shejtani thotë: ‘E gjetëm vendin e fjetjes’. Gjithashtu edhe tek ushqimi i tij
nuk e përmend Allahun shejtani thotë: ‘E gjetëm darkën’.” (Sahih El-Kelim)


4. Grumbullimi rreth ushqimit.


Është bërë i bereqetshëm ai ushqim i cili grumbullohen rreth tij njerëzit. Ka
thënë salallahu alejhi ue selem: “Ushqimi i dy vetave mjafton për tre, e i tre
vetave mjafton për katër.” (Sahih Et-Tergib, 2129)


E shikojmë këtë më shumë në iftarin e muajit Ramazan për arsye se numri i të
grumbulluarve shtohet.


5. Syfyri.


E kjo për thënien e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë në
syfyr ka bereqet” e bereqeti i kësaj është shpërblimi i këtij agjërimi, sevapi
i madh, mbajtja e agjërimit me lehtësi, dhe devotshmëri në adhurim të Allahut.


6. Uji i zemzemit.


Ky burim i dalë nga brendësia e shkretëtirës, nga një tokë e thatë e cila nuk
kishte asnjë lloj uji, e as ndonjë mal me burime afër asnjëherë nuk është
ndërprerë. Ky është një burim i bereqetshëm. Ka thënë për të Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem: “Allahu e mëshiroftë Umu Ismail, sikur të kishte
lënë burimin zemzem, -apo ka thënë- sikur të mos e kishte mbledhur do të ishte
bërë burim i përhapur.” (Sahih El-Xhamia, 8079).


7. Vaji i ullirit.


Pema e ullirit është pemë e bereqetshme e ka thënë këtë Allahu i madhëruar në
Kuran kur ka thënë në suren Nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e
qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri,
as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet) vaji i të cilit digjet
vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare”. Ashtu sikur e dimë se vaji i
ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh.


8. Nata e Kadrit.


Çdokush prej nesh e di se çfarë bereqeti ka kjo natë. I mbledh pjesëtarët e
familjes kujdestari i tyre e u flet për bereqetin e dobitë e mëdha që ka kjo
natë. Ka thënë Allahu i madhëruar: “Me të vërtetë ne e zbritëm (Kuranin) në një
natë të bereqetshme e Ne me të vërtetë ua kemi tërhequr vërejtjen.”


9. Dy festat e bajrameve.


Të cilën e fillojnë me faljen e namazit të Bajramit e falënderojnë Allahun për
mirësitë e shumta që u ka dhënë, u jep bereqet në këto mirësi, ua shton e ua
zgjeron ato. Për këtë ka thënë Umu Atijeh radiallahu anha: “Ishim
të urdhëruara që të dilnim ditën e Bajramit, edhe shërbëtoret, edhe femrat me
të përmuajshmet, qëndrojnë mbas njerëzve, bëjnë tekbir kur ata bëjnë tekbir,
bëjnë dua kur ata bëjnë dua, shpresojnë bereqetin e kësaj dite dhe pastërtinë e
saj”. (Sahih El-Bukhari).


10. Ushqimi hallall.


Ushqimi hallall është ushqimi më i mirë në të cilin Allahu lëshon bereqet. Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “O ju njerëz, Allahu është i mirë e
nuk pranon vetëm se të mirën” (Sahih El-Xhamia, 2744). Në mallin haram nuk
lëshon Allahu i madhëruar bereqet e nuk i sjell pronarëve të tij vetëm se
fukarallëk e pakësim.


11. Shtimi i falënderimit.


E kjo është e qartë nga thënia e Allahut të madhëruar: “…e po të falënderoni
padyshim ne do t’ua shtojmë” e shtim këtu përfshin çdo gjë, qoftë në pasuri, në
shëndet, në jetë e të gjitha mirësitë e Allahut të cilat nuk kanë të numëruar e
as të llogaritur”


12. Sadakaja.


Të cilën e shumëfishon Allahu i madhëruar nga dhjetë e deri në shtatëqind fish.
E ia shumëfishon atij që do. E nuk ka dyshim
se sadakaja sjell bereqet në pasurinë e njeriut e shton atë. Ka thënë Allahu i
madhëruar: “...shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të
Allahut është sikur shembulli i një fare e cila çel shtat kallinj në çdo
kallinj ka njëqind kokrra, Allahu ia shton atij që do, Allahu është i
Gjithëdijshëm.”


Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Një e mirë është e barabartë me
dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, edhe e keqja sikur kjo vetëm nëse fal
Allahu për të”.


13. Respekti dhe vizita e të afërmve.


Siç ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “...vizita e të afërmve, e
morali i mirë, i ndriçojnë shtëpitë, e shtojnë jetën.” (Sahih Tergib, 2524).


14. Të zgjuarit herët.


E kjo kur njeriu zgjohet herët e i fillon punët e tij qysh në mëngjes herët. Ka
thënë i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: “I është dhënë bereqet
umetit tim në të ngriturit herët.” (Sahih El-Xhamia, 2841).


Shumë persona flasin për shkakun e suksesit të tyre në jetë mbas ndihmës së
Allahut të madhëruar, kryerja e punëve të tyre qysh herët në mëngjes.





15. Martesa.


Edhe kjo është një nga shkaqet e sjelljes së bereqetit. Disa nga të parët tanë
të mirë (selefus-salih) kërkonin të martoheshin me qëllim që t’u realizohej
pasuria e t’ju shtohej rrësku, sepse ata e kuptuan këtë nga thënia e Allahut të
madhëruar: “E martoni nga mesi juaj ata që janë të pamartuar, martoni edhe
salihunët (të përkushtuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja. Nëse janë të
varfër Allahu do t’i pasurojë nga begatitë e Tij, Allahu është i
Gjithëdijshëm”. Gjithashtu thënien e Allahut të madhëruar: “Mos i vrisni
fëmijët tuaj nga frika e rrëskut, Ne ju furnizojmë juve dhe ata”.


16. Planifikimi.


Allahu i madhëruar i premtoi Pejgamberit salallahu alejhi ie selem për fitoren
që do të korrnin më parë se të ndodhte. Si ka mundësi që ndonjëri të pengojë
planifikimin duke menduar se çdo gjë lehtësohet me bereqet? (pra siç i thonë:
hajt kësmet Allah).


A gjejmë sot ne, familje të cilat planifikojnë për të ardhmen e për të ardhmen
e fëmijëve të tyre apo i lënë çështjet ashtu? Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë
ta rishikojmë këtë pikë, kemi nevojë të planifikojmë e të përgatitemi për të
ardhmen e pastaj t’i mbështetemi Allahut e të kërkojmë prej Tij subhanehu ue
teala bereqetin.

------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Forumi ne FB: NAMAZI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Çështje të cilat sjellin bereqet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Te ndryshme-
Kërce tek: