Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 KUPTIMI I FJALËS “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” DHE KUSHTET E SAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mustaf
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 16
Pikët : 54
Allahu të shpërbleftë : 6
Join date : 07/10/2010

MesazhTitulli: KUPTIMI I FJALËS “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” DHE KUSHTET E SAJ   Tue Nov 02, 2010 5:49 pm



“LA ILAHE IL-LALL-LLAH” është formula e Tevhidit të pastër (Kelimetu Tevhid), është obligimi (farzi) më i madh që Allahu ua caktoi robërve të Tij. Rëndësia e saj në fe është si rëndësia e kokës për trupin.
Për vlerën e kësaj fjale flasin shumë hadithe, prej tyre:- Hadithi që transmetohet nga Abdullah bin Omeri, radijallahu anhuma, i cili thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Është ngritur Islami mbi pesë shtylla: Dëshmia (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
- Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më e mira që kam thënë unë dhe pejgamberët para meje është: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir.”- S’ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një dhe të Pashoq. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send.” [Transmeton Tirmidhiu, kurse shejh Albani tha se është hasen]
- Hadithi që e transmeton Buhariu në librin “El edeb el mufred”, të cilin shejh Albani e bëri sahih, nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Pejgamberi i Allahut, Nuhu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur i erdhi vdekja i tha të birit: Të urdhëroj me “La ilahe il-lall-llah”, sepse po të vendoseshin shtatë qiejt dhe shtatë tokat në njërën anë të peshores, ndërsa në tjetrën fjala “La ilahe il-lall-llah”, do të peshonte më shumë fjala “La ilahe il-lall-llah”.”
Këto janë disa nga vlerat e kësaj fjale.Ndërsa, sa i përket kuptimit të saj dijetarët kanë thënë: Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet, përveç Allahut.
Kjo përbëhet prej dy pjesëve kryesore:
Pjesa e parë: Mohimi i adhurimit të vërtetë ndaj dikujt tjetër, përveç Allahut subhanehu ve teala.
Pjesa e dytë: Vërtetimi i adhurimit të vërtetë për Allahun, e jo për dikënd tjetër.Nuk është synimi i Thirrjes së pejgamberëve të shprehurit e kësaj formule vetëm me fjalë, e të mjaftohemi me kaq, por, patjetër duhet të plotësohen edhe kushtet e saj në mënyrë që të jetë e dobishme dhe e pranuar te Allahu xhel-le shanuhu.

Këto kushte që i kanë përmendur dijetarët janë si vijon:

1. Dituria për kuptimin e kësaj fjale. Shqiptuesi i kësaj fjale duhet të dijë edhe kuptimin e saj si dhe çfarë përmban duke përfshirë mohimin e adhurimit të dikujt tjetër përveç Allahut, si dhe vërtetimin e adhurimit për Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut.” [Muhammed, 19]

2. Bindja e sigurtë. Kjo do të thotë se në zemrën e thënësit të kësaj fjale nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi rreth kësaj fjale apo të asaj që përmban, ngase Allahu thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillët janë ata të vërtetit.” [Huxhuratë, 15]Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Unë jam i Dërguari i Allahut. Një rob që e takon Allahun me këto dy dëshmi(shehadetin me të dy pjesët) pa pasur asnjë dyshim në to, do të hyjë në xhenet.” [Transmeton Muslimi]

3. Pranimi i asaj që përmban kjo fjalë, me zemër dhe me gjuhë. Synimi me fjalën “pranimi” është pranimi dhe të qenurit i kënaqur me gjithçka që ofron fjala “La ilahe il-lall-llah”, e cila është e kundërta e fjalës refuzim, kundërshtim e mendjemadhësi. Allahu na tregon se shumë popuj e refuzuan fjalën “La ilahe il-lall-llah”, i cili u bë shkak i dënimit të tyre, i Lartësuari thotë: “Kështu Ne veprojmë me kriminelët. Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart.” [Safatë, 34-35]

4. Nënshtrimi dhe puna në bazë të asaj që thërret e tregon kjo fjalë. Kjo do të thotë se robi duhet të punojë sipas asaj që urdhëron Allahu dhe të largohet prej asaj që ka ndaluar. Allahu xhel-le shanuhu thotë: “E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.” [Llukman, 22]Abdullah bin Abasi thotë: “Lidhja e sigurtë është La ilahe il-lall-llah”.

5. Të besuarit. Ta thotë njeriu me sinqeritet e besim nga zemra, e jo ta shqiptojë rrejshëm. Zemra të përputhet me gjuhën e tij, Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.” [Bekare, 8-9]

6. Sinqeriteti. Ta dëshirojë me këtë fjalë kënaqësinë e Allahut azze ve xhel-le. Allahu thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” [Bejjine, 5]

7. Dashuria ndaj kësaj fjale dhe ithtarëve të saj që punojnë dhe i përmbahen kushteve të saj, si dhe urrejtja e gjërave që e prishin këtë fjalë. Allahu thotë: “E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.” [Bekare, 165]

Ky është kuptimi i kësaj fjale dhe këto janë kushtet e saj, të cilat janë shkak i shpëtimit te Allahu subhanehu ve teala. I është thënë Hasenit: Disa njerëz po thonë: Kush thotë “La ilahe il-lall-llah” do të hyjë në xhenet? Ai (Haseni) tha: kush thotë “La ilahe il-lall-llah” me plotë të drejtë duke i kryer obligimet e saj, ai do të hyjë në xhenet.Andaj, fjala “La ilahe il-lall-llah” nuk i bën dobi thënësit të saj nëse nuk punon sipas saj dhe nëse nuk i plotëson kushtet që i obligon. Ndërsa, vetëm të shprehurit e saj me fjalë, e të mos punohet sipas saj, nuk ka dobi derisa t’i bashkohet fjalës edhe puna. Lusim Allahun e Madhërishëm të na bëjë prej ithtarëve të sinqertë të fjalës “La ilahe il-lall-llah” me plotë të drejtë që punojnë me të dhe për të! Allahu është poseduesi i sukseseve!
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Marrë nga:www.islamweb.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
KUPTIMI I FJALËS “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” DHE KUSHTET E SAJ
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Kushtet e Islamit :: Shehadeti-
Kërce tek: