Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Besimtaret që s’i harroi historia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mustaf
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 16
Pikët : 54
Allahu të shpërbleftë : 6
Join date : 07/10/2010

MesazhTitulli: Besimtaret që s’i harroi historia   Tue Nov 02, 2010 6:03 pm

Ka shumë raste nga historia, që ia vlen të merren për shembull nga femra muslimane në jetën e saj, si thirrëse në rrugë të Allahut. Bëhet fjalë për raste e situata nga ato gra muslimane emrat e të cilave i vulosi koha për të mbetur dëshmi e gjallë e ambicieve të larta. Falënderimi i plotë i takon Allahut. Lavdërimi dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.
Ka shumë raste nga historia, që ia vlen të merren për shembull nga femra muslimane në jetën e saj, si thirrëse në rrugë të Allahut. Bëhet fjalë për raste e situata nga ato gra muslimane emrat e të cilave i vulosi koha për të mbetur dëshmi e gjallë e ambicieve të larta...!

Në jetën tonë kemi shumë nevojë për pishtarë të tillë, të cilat mu si yjet në qiell na udhëzojnë në rrugën e drejtë. Për këtë arsye po ju paraqes pjesë nga biografitë e këtyre grave në mënyrë që të përfitoni.
1. Hatixheja, bija e Huvejlidit:
Prej shembujve më të shkëlqyer për besimtaren, e cila dëshiron të jetë pishtar e rrugës së drejtë është shembulli i Hatixhes, bashkëshortes së Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. Nga jetëshkrimi i saj po veçojmë rastin kur për herë të parë i erdhi shpallja Pejgamberit. Duhet të meditosh mirë, se si e qetësoi ajo Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, kur ai erdhi në shtëpi i trishtuar, me zemrën që i dridhej. Kështu duhet të jesh edhe ti me bashkëshortin tënd, kur ai ballafaqohet me problemet e thirrjes islame. Burri ka nevojë të ketë përkrahjen e familjes së tij, në mënyrë që t’u bëjë ballë sfidave të ndryshme, që do ta provokojnë në misionin e tij. Po sjellim një tregim ashtu siç na e përcjell Ajsha radijallahu anha:
"(pasi i kishte ardhur Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, Xhibrili në shpellën Hira) ai u kthye në shtëpi tek Hatixheja, radijallahu anha, dhe zemra po i dridhej. Ai iu drejtua asaj: më mbuloni, më mbuloni! Ajo e mbuloi dhe pasi u qetësua i tha Hatixhes: Oj Hatixhe, më ka ndodhur një sprovë, më ka ndodhur një sprovë. Hatixheja i tha duke e qetësuar: "Mos u brengos se pasha Allahun, Allahu nuk të poshtëron ty. Ti je i drejtë kur flet, i mban lidhjet me farefisin, e ndihmon nevojtarin, e nderon mysafirin, u ndihmon njerëzve të marrin hakun e tyre." E mori Hatixheja dhe së bashku shkuan te djali i axhës së saj Vereka b. Neufel, i cili kishte pranuar krishterimin dhe lexonte Inxhilin. Ai ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër. Vereka e pyeti: Si është puna? Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tregoi se ç‘kishte ngjarë në shpellën Hira. Vereka i tha: Ky që ke parë është Namusi, i cili i ka ardhur më parë Musait. Ah sikur t’isha i ri! Ah sikur t’isha gjallë kur do të të dëbojë populli yt! Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: A do të më dëbojnë?! Po, asnjëri s’ka ardhur më të njëjtin mision e të mos armiqësohet, i tha Vereka. Nëse jam gjallë deri atëherë e ke të tërë ndihmën time."
Është shumë i çuditshëm qëndrimi i kësaj gruaje, si arriti ta qetësojë bashkëshortin e saj me një mençuri të rrallë, duke e përkujtuar Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, për mëshirën dhe drejtësinë e Allahut, për cilësitë e tij të mira, pastaj e çoi te Vereka, që ishte prift i krishterë dhe djali axhës së Hatixhes.
2. Ilja, e bija e Jakubit, bashkëshortja e Ejubit alejhi selam.
Motra ime! Ndërsa po lexon këtë fragment mendo pak rreth gjendjes së kësaj besimtareje, e cila tregoi një durim të madh me sëmundjen e burrit të saj, pasi kishin qenë të pasur e me një jetë komode. Ajo nuk duroi një ditë, një muaj apo një vit, porse vite me radhë. Këto janë cilësitë e një gruaje, e cila u edukua në shtëpinë e pejgamberit. Ajo tregoi një durim që s’e duron shpirti dot, pos shpirtrave të mëdhenj.
Enes b. Maliku, radijallahu anhu, përcjell se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka rrëfyer: "Ejubin, pejgamberin e Allahut e kapi një sëmundje e rëndë për pesëmbëdhjetë vite rresht. Prej tij u distancuan të gjithë, të afërm dhe të largët pos dy vëllezërve më të ngushtë, të cilët e vizitonin në mëngjes e mbrëmje. Një ditë prej ditëve njëri prej këtyre të dyve i tha tjetrit: Pasha Allahun, Ejubi ka bërë ndonjë mëkat që askush tjetër nuk e ka bërë. Shoku i tij e pyeti: Po si kështu? Tjetri iu përgjigj: Ka tetëmbëdhjetë vjet që Allahu nuk e mëshiron. Shoku i tij shkoi tek Ejubi, alejhi selam, i tregoi se ç‘kishte thënë shoku tjetër e ai u brengos dhe e luti Allahun. Më pas doli për të kryer nevojën, kurse bashkëshortja e mbante për krahu. Ai u ndal për një çast kurse bashkëshortja u kthye. Allahu i shpalli Ejubit: "Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është ujë i ftohtë, lahu dhe pi."
Ejubi, alejhi selam, i ra me këmbën e tij tokës dhe aty shpërtheu një burim. U la me ujin e atij burimi dhe u shërua. Kur bashkëshortja e tij u kthye sërish nuk e njohu prandaj e pyeti për Ejubin. Ai i tha: Unë jam ai. Ejubi, alejhi selam, kishte dy hambarë, njërin me grurë e tjetrin më thekër. Allahu dërgoi një re dhe mbi hambarin e grurit lëshoi ar derisa u mbush, kurse mbi hambarin e thekrit lëshoi argjend derisa u mbush."
Vërtet ky është një shembull i rrallë i durimit të bashkëshortes së Ejubit dhe qëndrimit të saj me të për vite e vite me radhë, atëherë kur Ejubi, alejhi selam, kishte nevojë më shumë për të.
3. Umu Seleme, radijallahu anha:
Burri ka nevojë shumë për një grua të mençur, e cila do ta këshillonte dhe do ta ndihmonte në raste dhe rrethana të ndryshme. Këtë shembull e gjejmë në personalitetin e Umu Selemes, e cila tregoi një pjekuri të rrallë në një rast me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem.
"Ditën e Hudejbijes Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe shokët e tij kishin veshur ihramet për të kryer umren. Pasi përfundoi marrëveshja, besimtarët u detyruan të kthehen në Medinë pa e kryer Umren, sepse kjo kishte qenë njëra nga kërkesat e mushrikëve (jobesimtarëve) në këtë marrëveshje. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, u ngrit dhe i urdhëroi shokët e tij t’i thernin kurbanet dhe t’i rruanin kokat, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e zbatoi urdhrin. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i urdhëroi përsëri mirëpo ata të indinjuar nga kërkesat e mushrikëve e kishin të vështirë, që pa kryer umren të çliroheshin nga ihramet. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, hyri në tendën e Umu Selemes dhe i tha asaj: Si është puna me këta njerëz?! Umu Seleme i tha: O i Dërguari i Allahut, ata janë të indinjuar nga ajo që ndodhi, ti mos i fol askujt, porse shko rruaje kokën dhe there kurbanin tënd. Kur ta bësh këtë njerëzit do të të pasojnë. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, doli nga tenda, veproi ashtu dhe të gjithë nxituan ta pasojnë atë."
Sa këshillë e mirë ishte ajo e Umu Selemes që i dha Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Kjo na përkujton fjalën e urtë: "Nuk humb ai që këshillohet".

përktheu Agim Bekiri
revista Albislam nr. 60
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Besimtaret që s’i harroi historia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Femra ne islam-
Kërce tek: