Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Prodhohet qilimi ortopedik për falje të namazit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Prodhohet qilimi ortopedik për falje të namazit    Fri Dec 31, 2010 11:16 pm

Prodhohet qilimi ortopedik për falje të namazit - Islam Gjakova.net



Namazi është veprim gjatë të cilit kërkohen edhe lëvizjet fizike. Prandaj personat që kanë probleme me shpinë dhe gjunjë, ritualet e përditshme për te shndërrohen në përvojë të dhimbshme

Por, tani edhe për këtë problem është gjetur një zgjidhje. Besimtari musliman duhet të falet pesë herë në ditë. Në drejtim të Mekës, dhe me lëvizje tipike: në këmbë, i kërrusur, në gjunjë dhe me kokë në dysheme, në sexhde ...
Të gjitha këto pozicione nuk shfaqin probleme për njerëzit me shpinë dhe gjunjë të shëndetshëm. Por, shumë prej tyre, sidomos besimtarët e moshuar mund të kenë probleme fizike gjatë namazit. Për këtë qëllim, në qytetin Karlsruhe të Gjermanisë, është punuar një qilim i veçantë ortopedik për faljen e namazit. Ideja, sigurisht, erdhi nga një dyqan i qilimave.


I dizajnuar në Gjermani, i prodhuar në Turqi

"Ndërmarrja e tepihëve Yenerer" ekziston mbi 20 vjet. Përveç shumë qilimave të punuar me dorë, nga Irani, Afganistani dhe India, ka nga ata që në shikim të parë dallojnë nga ata normal, kryesisht për madhësinë e tyre. Bëhet fjalë për qilimat në të cilët muslimanët falin namazin. Qilimat për namaz në shtëpinë Yenerer në shikim të parë nuk do ndryshojnë nga ato që mund të gjenden edhe në dyqanet tjera, madje edhe në ato dyqane të cilat gjenden pranë xhamive në mbarë Gjermaninë. Por, vetëm në shikim të parë. "Ky model quhet mihrab, ky, njëherit, është edhe emërtim i një pjese të xhamisë, i cili tregon drejtimin e Mekkes. Qilimi është i butë, por jo aq shumë që mos të bëhet kontakti i drejtpërdrejtë me dyshemenë. Sfungjeri nga shkuma pengon kontaktin direkt të gjunjëve me dyshemenë e fortë, dhe kjo është përparësia e mihrabit", thotë Turgay Yenerer, i cili bashkë me vëllezërit e tij shpiku qilimin ortopedik. Ideja erdhi kur vëllezërit vërejtën se prindërit e tyre kanë probleme gjatë lutjeve të përditshme. "E gjitha filloi kur prindërit filluan të kenë probleme me gjunjë. Gjatë namazeve ata filluan të kenë dhimbje fizike. Atëherë erdhëm në ide ta punojmë këtë qilim, dhe unë mendoj se deri tani ka ndihmuar shumë njerëz."


Parandalimi është më i mirë se kurimi

Punimi i qilimit ortopedik ka zgjatur dy vjet. Në proces janë përfshirë edhe hoxhallarët, të cilët ishin të interesuar për produktin e ri. Përbërësi kryesor ishte një lloj i veçantë i gomës çfarë përdoret në qendrat e rehabilitimit. Megjithatë, ndryshe nga baza për gjimnastikë, materiali në qilimin ortopedik ka elemente amortizuese. Qilimin e punuar në Gjermani, por që prodhohet në Turqi, e përdor edhe vetë shpikësi, edhe pse ende është i ri dhe nuk ka aq nevojë për te. "Edhe pse nuk kam probleme me gjunjë, unë e përdori atë. Më mirë është të parandalosh se të kurosh."


Në trup të shëndetshëm, mendja e shëndoshë

Padyshim se me "qilimin magjik" të gjithë janë të kënaqur. Në fazën provuese, janë shitur më shumë se 1.000 copë, për një çmim prej 70 euro. Por, kërkesa vazhdon të rritet. Kërkesat vijnë nga Indonezia, vend me numrin më të madh të muslimanëve në botë, por edhe nga Australia. Qilim më së shumti shitet përmes internetit.
Në xhaminë qendrore në Karlsruhe me qilim ortopedik janë mobiluar disa pjesë. Një është rezervuar edhe për hoxhën. "Jam shumë i kënaqur, qilim është i butë dhe i rehatshëm gjatë faljes së namazit.”
Qilimi u ka pëlqyer edhe shumë njerëzve që u falën në xhami. Por, lutja e rehatshme, nuk është i vetmi avantazh i qilimave ortopedike, sepse përveçse u ndihmon atyre që kanë telashe me shpinë apo gjunjë, qilim i tillë, siç thotë Turgay Yenerer, është i mirë edhe për kondicion.
"Qëllimi i gjithë kësaj është që njerëzit të lëvizin. Sepse ekziston thënia: "Në trup të shëndetshëm - mendja e shëndoshë." Duhet të mbetesh aktiv ashtu që lutjet e përditshme t’i kryesh pa problem."
"Mihrab" është në rrugën e duhur për të fituar një audiencë të gjerë. Sepse Ka klientë potencial. Sipas disa shënimeve, në botë jetojnë më shumë se 1,5 miliard musliman. Edhe në Gjermani, komunitetit mysliman është në rritje. Sipas ‘Deutsche Welle’ në Gjermani jetojnë më shumë se 4 milion musliman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Prodhohet qilimi ortopedik për falje të namazit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Fillimi :: Lajme islame-
Kërce tek: