Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Si t´i identifikosh magjistarët, parashikuesit dhe fallxhorët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
abdullahemin-besnikmumin
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 30
Pikët : 89
Allahu të shpërbleftë : 10
Join date : 06/10/2010
Location : kamenice

MesazhTitulli: Si t´i identifikosh magjistarët, parashikuesit dhe fallxhorët   Wed Oct 06, 2010 10:09 am


Si t´i identifikosh magjistarët, parashikuesit dhe fallxhorët?

Në të vërtetë nuk ka dyshim që njohja e magjistarëve, sharlatanëve, parashikuesve dhe fallxhorëve, është detyrë për ne që t’i gjejmë ata dhe që të kemi kujdes prej tyre. Do të përmendim disa shenja që njihen me to këta mashtrues dhe dexhallë, që të mos shfajësohen muslimanët pastaj që nuk i njohim magjistarët e sharlatanët. Në qoftë se gjen një nga shenjat, të cilat do t’i përmendim më poshtë, dije pra, se ai në të cilin ti shkon është magjistar, sharlatan dhe fallxhor.

Mënyrat e tyre-E pyet të sëmurin për emrin e tij dhe emrin e nënës së tij.
-Merr diçka nga gjërat e të sëmurit si rroba apo diçka tjetër.
-Ndonjëherë kërkon kafshë, me cilësi të caktuara nga vetë ai dhe që të theret, duke mos e përmendur emrin e Allahut dhe lyen me gjakun e kafshës vende në trupin e të sëmurit.
-Shkruan hajmali në gjuhë jo të kuptueshme.
-Lexon magjira dhe hajmali të pakuptueshme.
-Ndonjëherë i jep të sëmurit ndonjë mbulesë.
-E urdhëron të sëmurin që të mënjanohet nga njerëzit për një periudhë kohore, e urdhëron që të futet në një dhomë në të cilën nuk hyn drita e diellit, që të jetë kjo dhomë e errët shumë, dhe që të qëndrojë në të dyzet ditë, apo më shumë. Nuk ka problem në qoftë se i sëmuri preket nga ndonjë sëmundje tjetër në fytyrë apo lëkurë, dhe me këtë rrugë që zgjedh magjistari është urim dhe mirëseardhje për hyrjen e xhinëve tek dhoma e të sëmurit që njerëzit e quajnë qeli burgu.

-Ndonjëherë e urdhëron të sëmurin që të mos e prek ujin për një periudhë të caktuar, afërsisht dyzet ditë.
-I jep të sëmurit gjëra që t’i gropos në tokë apo t’i vendos ato në shtëpi.
-I jep të sëmurit letra që t’i djeg, apo të tymoset me to.
-Ndonjëherë parashikuesi apo fallxhori e lajmëron të sëmurin për emrin e tij, emrin e babait të tij, ku jeton ai, e të tjera si këto, por kjo nuk tregon që ai di të fshehtën kurrë, të fshehtën e di vetëm Allahu i Madhëruar, i Vetëm e i pa shok.
Por, ky parashikues apo fallxhor ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek kudo, dhe ka shejtanë të tjerë, të cilët e ndihmojnë atë në qoftë se mohon Allahun e Madhëruar. Shejtani i fallxhorit shkon tek shejtani i të sëmurit siç na ka lajmëruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):
"Çdonjëri prej nesh ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek atë dhe di emrin e tij, vendin ku jeton ai, emrin e babait, emrin e gruas së tij dhe çdo gjë që lidhet me të.”

Pastaj vjen shejtani (xhini) i fallxhorit dhe pyet shejtanin xhin të sëmurit dhe ai e lajmëron shejtanin (xhin) të fallxhorit për emrin e të sëmurit, emrin e babait, emrin e gruas të tij, ku banon ai e të tjera si këto. Mbasi mori këto informacione shejtani (xhin) i fallxhorit kthehet tek fallxhori dhe pëshpërit në veshin e tij dhe e lajmëron për këto gjëra.
-Shkruan sëmundje në ndonjë letër me shkronja të ndara dhe të pakuptueshme.

Ndonjëherë shkruan ajete kur’anore me shafran, një lloj bime që i vjen erë e mirë për t’i mashtruar njerëzit, e i shkruan këto ajete në një fletë të bardhë, por në këto ajete ka shkronja të prera dhe fjalë të pakuptueshme, dhe këto ajete, të cilat i ka shkruar në këtë letër të bardhë, e cila letër i jepet të sëmurit për ta pirë, këtë metodë e quajnë njerëzit "shuarje".
-Nga shenjat e tyre janë gjithashtu: shthurja dhe kundërshtimi i tij në pamjen e jashtme si p.sh.: e urdhëron të sëmurin që të rruajë mjekrën, i bën vërejtje për veshjen e tij, e urdhëron që t’i zgjas mustaqet dhe thonjtë, e urdhëron që të pijë duhan, e urdhëron për çdo gjë që bie në kundërshtim me dispozitat dhe sheriatin islam.
Këto janë disa nga shenjat vëllai dhe motra ime muslimane dhe në qoftë se gjeni ndonjërën prej këtyre shenjave, shmanguni dhe rrini larg këtyre personave, këtyre mashtruesve, të cilët u bëjnë keq njerëzve dhe mohojnë Allahun e Madhëruar, Sunduesin e Krijuesin e çdo gjëje.


Llojet e magjive- Magji, e cila bëhet shkak për ndarjen midis burrit dhe gruas.
- Magji, e cila bëhet shkak për tersllëk.
- Magji, e cila të bën për vete (joshëse, tërheqëse).
- Magji hipnotizuese apo imagjinare.
- Magji marrëzore apo e çmendur.
- Magji e ngadaltë.
- Magji bërtitëse.
- Magji sulmuese.
- Magji, e cila bëhet shkak që të sëmuret apo të vdes personi.
- Magji hemorragjike.
Zemra e njeriut mbushet plot mjerime, hidhërime, vesvese, shqetësime, brengosje dhe ankesa. Mbushet shtëpia plot probleme grindje, sharje, armiqësi dhe antagonizëm. Shikon ndonjërin nga ata magjistarë apo fallxhorë kur hyjnë në shtëpinë e tij, i ngushtohet gjoksi, indinjatë në zemrën e tij, mungon buzëqeshja në fytyrën e tij. Në vend që të takojë gruan e tij, të përqafojë fëmijët e t'u buzëqesh atyre e të jetë dashamirës me ta, e shikon atë me fytyrë të vrenjtur, të nxirë dhe gjuhë të pacipë. Në qoftë se e takon gruan e tij i shtohet më shumë grindja, ngatërresa dhe problemi midis tyre. Ai nuk ndan me gruan e tij ngrohtësinë, përzemërsinë dhe mëshirën. Gjendja e tij bëhet qortuese, e hidhëruar dhe e shthurur.

Pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kur të hyjë ndonjëri prej jush në shtëpinë e tij, ta përmendi Allahun gjatë hyrjes së tij dhe kur të hajë ushqim ta përmendi Allahun gjatë ushqimit të tij. Shejtani thotë: Nuk ka strehim për ju dhe nuk ka ushqim. Dhe në qoftë se ndonjëri prej jush hyn në shtëpinë e vet dhe nuk e përmend Allahun, shejtani thotë: E sigurova strehimin. Dhe në qoftë se ndonjëri prej jush nuk e përmend Allahun në ushqimin e tij, shejtani thotë: E sigurova strehimin dhe ushqimin." (Shënon Muslimi).


Shpërblimi është nga lloji i punës
Ky është një rregull me të cilin arrihet shpërblimi apo dënimi.
-Për këdo që ju bindet prindërve të tij, do t’i binden atij fëmijët e vet.
-Për këdo që i kundërshton prindërit e tij, do të kundërshtohet nga fëmijët e vet.
-Për këdo që nuk respekton prindërit e tij, nuk do të respektohet nga fëmijët e vet.
-Kush i mbulon të metat e njerëzve, do t’i mbulojnë njerëzit të metat e tij ose në të kundërt.
Siç thuhet: Si të sillesh me të tjerët, do të sillen ato me ty. Transmetohet nga Abdullah bin Abbasi se Pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "O djalosh do të të mësoj disa fjalë: Kije ndërmend Allahun se Ai do të të ruajë ty, kije ndërmend Zotin tënd, Atë do ta gjesh para teje, kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Allahut, nëse kërkon ndihmë, kërkoje prej Allahut, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ka caktuar Allahu." (Shënon Tirmidhiu).

Përfitimet nga hadithi-Të njohësh Allahun nga njohja e përgjithshme.
-Ruaje fenë e Allahut, duke zbatuar ligjet e tij dhe duke u shmangur nga ndalesat e tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:
"Këta janë kufijtë (e vendosur ose detyrimet e trashëgimisë të urdhëruara) nga Allahu dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të tij (Muhammedit a.s.) do të pranohet në kopshtet e xhenetit, nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje dhe ky është ngadhënjimi madhështor. Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të tij (Muhammedit a.s.) dhe i kalon kufijtë e tij, (atëherë) Ai do ta flakë atë në zjarr për të banuar atje dhe për të, do të ketë ndëshkim poshtërues". (Nisaë, 13-14).
Një nga gjërat për të ruajtur fenë e Allahut të Madhëruar është namazi i pesë kohëve.

-Ruaje fenë e Allahut kur je mirë, e do të të ruajë Ai ty kur je keq.
Është detyrë për robin që të ruajë fenë e Allahut të Madhëruar. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:
“O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, që ju krijoi juve nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi); dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij, dhe nga ata të dy, Ai krijoi burra dhe gra të shumtë, dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit), sigurisht Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju.” (Nisaë, 1).
-Njeriu besimtar nuk mund të lusë tjetërkënd përveç Allahut të Madhëruar.
-Besimi i sinqertë që e mira dhe e keqja është në dorën e Allahut të Madhëruar.
-Kur të kërkosh mbrojtje, kërko nga Allahu i Vetëm e i pa shok.
-Kur të kërkosh ndihmë kërko nga Allahu i Gjithëfuqishëm.
-Sa herë që dobësohet mbështetja e njerëzve tek Allahu i Madhëruar dhe mbështeten në shkaqet, duke lënë pas dore mbështetjen tek Allahu i Gjithëfuqishëm goditen me sëmundje nga më të ndryshmet.
Kush mbështetet tek shkaqet dhe nuk mbështet tek Allahu në fillim, me të vërtetë ai ka poshtëruar veten e tij. Krijimi i shkaqeve siç është shkuarja te doktori kur ankohesh nga ndonjë sëmundje nuk është në kundërshtim me dispozitat e sheriatit islam. Por, nuk lejohet dhe është në kundërshtim me Fenë Islame që të mbështetesh te doktori, duke lidhur zemrën tënde me zemrën e tij, duke mos u mbështetur tek Allahu. Pra, mbështetu tek Allahu i Madhëruar, i Vetëm e pa shok dhe lidhe zemrën tënde me Të duke iu lutur Atij, pastaj bëji shkaqet.

-Në të vërtetë shumë nga njerëzit kërkojnë shumë gjëra edhe në qoftë se këto gjëra janë të ndaluara si p.sh.: shikimi i diçkaje që është e ndaluar shikimi i saj, apo dëgjimi i diçkaje që është e ndaluar dëgjimi i saj, apo udhëtimi në ndonjë shtet në të cilin shtohen pisllëqet, ndyrësirat dhe deklarohen publikisht gjynahet. E gjitha kjo që ata kërkojnë për veten, është ngushticë në zemrat e tyre. Sepse, ata preken nga shqetësime, brengosje, hidhërime e sëmundje shpirtërore, rezultati i kësaj gjendje është sepse ata kanë kundërshtuar urdhrat e Allahut të Madhëruar.

-Në të vërtetë Zoti yt nuk është i padrejtë me robin e Tij.
Lusim Allahun e Madhëruar që të kemi shëndet të mirë dhe të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin. Lusim Allahun që të na mbrojë nga e keqja e magjistarëve, sharlatanëve, parashikuesve dhe fallxhorëve. Gjithashtu e lusim Allahun e Lartësuar që t’i ruajë muslimanët nga e keqja e tyre dhe që t’i bashkojë ata që të kenë kujdes prej tyre. Lusim Allahun që të zbatohet ligji i Tij kundër këtyre mashtruesve e mohuesve që të qetësohen njerëzit nga e keqja e tyre dhe nga e keqja e punëve të tyre të pista e të fëlliqura.
Në të vërtetë Allahu është Bujar dhe Dhënës i Madh.

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit”

Organ i Unionit të Studentëve Shqiptar në Medine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si t´i identifikosh magjistarët, parashikuesit dhe fallxhorët
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tjera :: Tema tjera-
Kërce tek: