Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
abdullahemin-besnikmumin
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 30
Pikët : 89
Allahu të shpërbleftë : 10
Join date : 06/10/2010
Location : kamenice

MesazhTitulli: Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem   Wed Oct 06, 2010 10:11 am


Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]





Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-Vabilus-Saj-jib”.

Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë:

“Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të...
Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë:
“Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në “Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:


“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e laroi Melekun e Vdekjes prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...!

E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)... Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.

Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte...
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit...
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij...
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesë...
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut!

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit...
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej...
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit...
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”


Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith, dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë:“Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Re: Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem   Wed Oct 06, 2010 10:23 am

Shume hadith i mire, inshallah Allahu na e mundeson te e mesojme per mendesh, se eshte shume me vlere.

Allahu te shperblefte vella.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Zeri Islam :: Pejgamberi s.a.u.s-
Kërce tek: