Një ditë, Umer ibn Abdulazizit i thanë se djali i tij kishte blerë një unazë që vlente njëmijë monedha argjend. Kur e mori vesh, i shkroi djalit të tij një letër: “Dëgjova se ke blerë unazë për njëmijë monedha. Sapo ta marrësh letrën time, shko dhe shite unazën, dhe, me paratë e fituara nga ajo do të ushqesh njëmijë të uritur. Ti për vete blej një unazë hekuri dhe në të shkruaje: Allahu e mëshiroftë atë njeri që ia di vlerën vetes.”
Mesazhi:
Ja pra, kjo është drejtësia e prijësit të vërtetë musliman. Ai më parë shikon hallin e muslimanëve, e më pastaj, me modesti furnizon edhe familjen e tij. Umer Ibn Abdulazizi konsiderohet me të drejtë si halifi i pestë i muslimanëve, sepse ai, me drejtësinë dhe guximin e tij, arriti të bëj kthesa të mëdha dhe përparime të shpejta në rrafshe të ndryshme jetësore në dobi të muslimanëve.