Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Beteja për postin e presidentit në Egjipt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Beteja për postin e presidentit në Egjipt   Wed Oct 06, 2010 10:55 pm

Beteja për postin e presidentit në Egjipt


Qemajl Morina

Edhe pse zgjedhjet presidenciale në Egjipt do të organizohen në vitin 2011, kjo temë është aktuale në të gjitha mediat egjiptiane.



Presidenti aktual i Egjiptit, Muhamed Husni Mubarek, qe 30 vjet është në postin më të lartë në vendin me popullatë më të madhe të botës arabe. Tash ai është në moshën 82 vjeçare, e cila moshë nuk ia lejon atij të jetë efikas në kryerjen e obligimeve shtetërore në një vend me probleme të shumta siç është Egjipti. Ai është presidenti i katërt i Egjiptit, pas revolucionit të vitit 1952. Husni Mubaraku erdhi në postin e presidentit, pas atentatit që u krye ndaj ish-presidentit Enver el-Sadat, më 6 tetor 1981. Në këtë mënyrë pra ai konsiderohet se ka qëndrua në postin e presidentit të Egjiptit më gjatë se të gjithë paraardhësit e tij, por edhe mbretërit e dinastisë së Mehmet Ali Pashës.

Gjatë këtyre tri decenieve, kryetari i Egjiptit, luajti rol me rëndësi në stabilitetin e rajonit, në veçanti në përkrahjen e fuqishme të negociatave palestinezo-izraelite, edhepse ai asnjëherë nuk e vizitoi Izraelin, siç kishte bërë paraardhësi i tij Enver el-Sadat.

Në të njëjtën kohë është edhe aleati më besnik i SHBA-së në Lindjen e Mesme, për çka administrata amerikane jep ndihma të konsiderueshme vjetore në bazë të marrëveshjes paqësore të Kemp Davidit të nënshkruar me Izraelin në vitin 1979.

Ka kohë që në mediat egjiptiane është aktuale se kush do ta trashëgojë Husni Mubarakun, nëse ai tërhiqet nga pushteti për shkak të moshës, apo edhe vdekjes. Në opcion janë disa personalitete.

I pari është se atë mund at trashëgojë i biri i tij, Xhemal Mubarak, një biznesmen dhe sekretar për marrëdhënie me publikun në Partinë Nacional Demokratike në pushtet, në krye të së cilës është presidenti Husni Mubarak. Në shumë raste kur presidenti Mubarak është pyetur për këtë çështje, ai e ka mohuar një mundësi të këtillë. Megjithatë, tash kur fushata është shumë afër dhe partia Nacional Demokratike, sipas fjalëve të sekretarit të saj të përgjithshëm, Safvet Sherif, po pret miratimin e kryetarit të partisë për t’u kandiduar për kryetar të kësaj partie apo dikush tjetër, nëpër fshatra të Egjiptit ka filluar fushata për tubimin e nënshkrimeve për kandidimin e Xhemal Mubarakut si kandidat të mundshëm të partisë për garën presidenciale.

Analistët thonë se ka pak gjasa, por nuk është e pamundur, që Mubaraku të emërojë birin e tij si zëvendëspresident, duke i dhënë atij mundësinë për të ardhur në vend të tij nëse ai ndërron jetë apo të lë postin pa përfunduar mandatin. Grupet opozitare kanë filluar një fushatë kundër dorëzimit të pushtetit nga Mubaraku te i biri i tij. Por, opozita historikisht ka dështuar të fitojë mbështetje të gjerë, duke i lënë të gjitha letrat në duar të Mubarakut. Nëse kandidimi i tij realizohet dhe ai fiton në zgjedhje, atëherë kjo do të jetë hera e parë që një person jo ushtarak do të jetë në krye të Egjiptit që nga viti 1952.

Kandidatë të tjerë të mundshëm përfshijnë shefin e inteligjencës së Mubarakut, Omer Sulejmanin, i cili kohëve të fundit ishte angazhuar në ndërmjetësimin në mes fraksioneve palestineze Fatahut në Ramallah dhe Hamasit në Gaza. Flitet edhe për mundësinë që në skenë mund të dalë ndonjë figurë ushtarake tek i cili ka besim presidenti Mubarak.

Një kandidatë me gjasa më të vogla është sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa, një ish-ministër i zëshëm, i punëve të jashtme, i famshëm në Egjipt për kritikat e tij ndaj Izraelit dhe ndaj politikës amerikane në regjion.

Disa të tjerë vlerësojnë se gjasa ka edhe Muhamed El-Baradei, ish-kryetar i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas shumë analistëve ky mund të paraqet edhe rrezikun kryesor për Mubarakun, nëse zgjedhjet janë të rregullta dhe fer.

Ka fare pak gjasa që një kandidat opozitar, i përjashtuar nga Vëllazëria Myslimane apo një parti liberale të vijë në vend të Mubarakut, pasi që partitë e ligjshme opozitare nuk kanë pothuajse fare ndikim. Pothuajse është e pamundur kandidimi i ndonjë të pavaruri.

Pavarësisht se kush vjen në pushtet, presidenti i ri me gjasë do të vazhdojë reformat ekonomike dhe do të mbajë lidhje më të ngushta me Uashingtonin dhe paqe me Izraelin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Beteja për postin e presidentit në Egjipt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Fillimi :: Lajme islame-
Kërce tek: