Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Habet sevda - Fara e zeze

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
abdullahemin-besnikmumin
Anetare i ri
Anetare i ri


Numri i postimeve : 30
Pikët : 89
Allahu të shpërbleftë : 10
Join date : 06/10/2010
Location : kamenice

MesazhTitulli: Habet sevda - Fara e zeze   Thu Oct 07, 2010 8:36 am

Habet sevda - Fara e zeze

Fara e Zezë (Nigella Sativa), Ilaci i çdo Sëmundjeje (mjekesia Islame)



Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.


Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen.
Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm.


Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh të yndyrshme bazë.
Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksidi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine.


Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].


Mjeku i lashtë grek, Destordhiris (ka jetuar në shekullin e parë pas lindjes së Isait alejhi selam), thotë: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek nënat gjidhënëse.


Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 428 Hixhri), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë: “Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumorët flegmatikë dhe të ngurtë. Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar. Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë. Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.”


Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës së jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Ëormëood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë...”


Janë bërë disa kërkime shkencore për të vërtetuar se fara e zezë ka veti antikancerore dhe forcuese të sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.


Mjekët e specializuar në bimët natyrale këshillojnë për përdorimin e farës së zezë ashtu si është, duke e bluar dhe e përdorur menjëherë pas bluarjes dhe jo të lihet e bluar, sepse vaji avullues që ajo përmban, avullon shpejt dhe kështu i ikin të gjitha vetitë shëruese. Kurse vaji i farës së zezë që ekziston sot në treg nuk ka veti kuruese që mund të përmenden, sepse ai është vetëm vaj i qëndrueshëm, kurse vaji i avullueshëm ka avulluar gjatë fabrikimit të tij.


Fara e zezë e bluar mund të përdoret e përzierë me mjalt, apo duke e tretur në ujë apo në qumësht. Ky është përdorimi më i mirë i farës së zezë.
Mënyra më e thjeshtë për marrjen e farës së zezë është duke vendosur një lugë nga fara e zezë në një pjatë me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo është pjata më e dobishme e mëngjesit dhe e mbrëmjes.




Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:


-Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturë së trupit.
- Fara e zezë ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.
- Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.
- Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme.


Vërejtje: Përdorimi i farës së zezë për sëmundje serioze dhe të komplikuara, duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun specialist në bimët mjekësore, me qëllim që të arrihet suksesi sa më i plotë dhe i shpejtë, si dhe për të parandaluar ndonjë komplikim apo efekt anësor të mundshëm, sidomos me përzierjen e farës së zezë me bimë të tjera mjekësore.



Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Vecorite e vajrave acidik te pangopur:

•Ndihmojne metabolizmen e trupit
•Nevojiten ne rritjen,zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
•Ndihmojne ne zhvillimin e hormoneve dhe ne formimin e nje sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtes te shendetshem.
•Pengojne shtimin e substancave qe dergojne sinjale alergjike
•Ndalojne qelizat mbrojtese (imunitare) te punojne me shume se c’duhet.
•Kolesterolin ne gjak e kthejne ne nivelet normale
•Pengojne bllokimin e damareve duke rregulluar strukturen e tyre dhe njekohesisht shpejtesin e qarkullimit te gjakut
•Ulin tensjonin dhe reduktojne rrezikun e ashpersimit te damareve dhe infraktit ne zemer
•Ndihmojne ne permiresimin e shpejt te plageve
•Trupi i njeriut nuk i prodhon kete vajra dhe eshte i detyruar t’i marre nga jasht, 1gr. Vaji i Fares se Zeze eshte i mjaftueshem per nevojat ditore.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojne rruget e frymarjes, lehtesojne kollitjen, pengojne qelbezimin dhe ndalojne dhimbjen. Nese perdoren rregullisht ulin sheqerin ne gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajne rol ne prodhimin e enzimave dhe forcojne sistemin mbrojtes. Acidi Folik rredukton rrezikun e tensjonit dhe semundjeve te zemres, gjithashtu eshte i nevojshem ne rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojne sistemin mbrojtes te trupit.

Pervec efektit qe jep Fara e Zeze ne sistemin imunitare,metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njekohesisht pastron trupin nga substancat e demshme te quajtura Toxin, perforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon ne funksjonin e zorreve dhe rrit shkelqimin e flokeve dhe lekures. Ul tensjonin dhe temperaturen dhe kryen funksjonin e antibiotikeve. Eshte mjaft efektif ndaj semundjeve alergjike si Asthma dhe alergjia ndaj polenave. Per efektin qe ka ne sistemin imunitare eshte i keshillushem perdorimi ne semundjet si AIDS-si, kanceri etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Habet sevda - Fara e zeze
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Mjekesia e te derguarit s.a.u.s-
Kërce tek: