Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Refleksione të shkurtra rreth perceptimit të Allahut në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Refleksione të shkurtra rreth perceptimit të Allahut në Islam   Sat Oct 09, 2010 10:09 pm

Refleksione të shkurtra rreth perceptimit të Allahut në Islam


Nexhat Ibrahimi

Është fakt i njohur se çdo gjuhë ka një apo më shumë shprehje për emërtimin e Zotit. Ky shumë emërtim për Zotin nuk ndodh vetëm me fjalën All-llah ( اللَّـهُ ), e cila shprehje është emër i përveçëm për Zotin Një, të Vetëm. Asgjë tjetër nuk mund të quhet All-llah. Sipas gjuhëtarëve fjala All-llah nuk ka shumës as gjini dhe paraqet rast unikal nëse krahasohet me fjalën Zot, Perëndi, Hyjni, nga e cila fjalë mund të bëhet shumësi: zota, perëndi, hyjni, ose gjinia: perëndeshë, hyjneshë etj.[1]



Për muslimanin Allahu është i Gjithëmundshëm, i Gjithëfuqishëm, Krijues dhe Mbajtës i Universit. Asgjë nuk i ngjason Atij dhe askush nuk mund të krahasohet me Të. I pyetur nga bashkëkohësit e tij për Zotin, Muhammedi a.s. u përgjigj me suren El-Ihlas:

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ . اللَّـهُ الصَّمَدُ . لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ . وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ .

“Thuaj: “Ai është All-llahu, Një, i vetmi! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lind as është lindur. Dhe askush Atij nuk i përngjet.” (El-Ihlas /112/: 1-4).

Disa fe të tjera e imponojnë mendimin para auditorit të tyre se Zoti në Islam është rigoroz dhe i vrazhdë, sepse Ai kërkon nga krijesat e sidomos nga njeriu nënshtrim, dorëzim të plotë, sepse Zoti ekskluzivitetin e Njëshit ia lë vetvetes, se Ai nuk është i mëshirshëm, falës, i butë etj. Mirëpo, nëse do t’ia bënim edhe një vështrim emrave të sureve kur’anore, do të shohim se çdo sure fillon me Bism’il-lah’irr-rrahman’irr-rrahim, e që do të thotë: “Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

Por, nuk ngelet vetëm në cilësitë e sipërme, por Allahu është edhe I Drejtë. Si rezultat i drejtësisë së Tij, njerëzit e virtytshëm do të shpërblehen me xhenet, kurse të ligët e mëkatarët do të ndëshkohen. Është e qartë: nuk mund ta kenë trajtim të njëjtë edhe ata që gjithë jetën e tyre shkaktojnë dhembje dhe dëm për të tjerët, dhe ata që punojnë ndershëm dhe përjetojnë dhembje nga shfrytëzuesit e njeriut dhe dhunuesit e të drejtave njerëzore. Nëse për shkak të kësaj drejtësie Allahu në sytë e kundërshtarëve cilësohet me cilësi shëmtuese, atëherë këtu kemi të bëjmë me njerëz apo grupe tendencioze.

Ajeti vijues kur’anor është i qartë dhe shprehimor:

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ . أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ . مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ.

“Nuk ka dyshim se të devotshmit do të kenë te Zoti i tyre kënaqësi të xhennetit. A mos sillemi njëlloj me musimanët si me mëkatarët? Çka është me ju, si po gjykoni?” (El-Kalem /68/: 34-36).

Idetë dhe insinuatat e sipërme janë rezultat ndër të tjera edhe të koncepteve vetjake të Zotit, siç është perceptimi hebraik dhe kristian se Zoti ka krijuar gjashtë ditë, kurse ditën e shtatë, për shkak të lodhjes, e ka zgjedhë për ditë pushimi (shabati), apo perceptimi se Zoti ka bërë pehlivanllëk me Davidin, të cilin e ngadhënjei vetëm pas shumë përpjekjesh etj. Islami bindjet e tilla i konsideron blasfemi dhe pjellë të imagjinatës së sëmurë.[2] Vetëm emri Allah, unikal në përdorim dhe kuptim, tregon pastërtinë e perceptimit islam të Zotit. Për këtë arsye, çdo ngatërrim krijesash ose hyjnish me Zotin absolut nuk do të pranohet dhe madje do të konsiderohet mëkat i pafalshëm dhe i ndëshkueshëm me xhehenem:

إِنَّ اللَّـهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّـهِ فَقَدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمً.

“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (En-Nisa, /IV/: 48).

Zoti është ndryshe nga të gjitha krijesat, nga të gjitha botët, sepse po të ishte i njëjtë apo i ngjashëm, Ai nuk do të ishte zot, por vetëm një nga krijesat me pamje tjetër. Ai është Një, i Vetmi, i Vetëmjaftueshëm, pa kohë dhe hapësirë dhe çdo perceptim për të është vetëm një imagjinatë dhe asgjë tjetër. Allahu i mëshirshëm thotë për vetveten:

ليس كمثله شيء.

“Asgjë nuk i ngjason Atij.”

Zoti është shkaku përfundimtar i çdo gjëje:

اللَّـهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ . لَّهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّـهِ أُولَـٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ .

“All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë. Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur!” (Ez-Zumer /39/: 62-63).

وَمَا مِن دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّـهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا ۚ كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ .

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj. Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudh).” (Hud /11/: 6)



***



Allahu është i Ngahershëm dhe i Përhershëm, i Pari dhe i Fundit, dhe cilësitë e Tij janë absolute e jo të kufizuara. Cilësitë e Tij janë gjithnjë dhe do të jenë gjithnjë. Këto cilësi nuk janë të ndashme në dy e më shumë zota, por e drejtë ekskluzive i Një, të Vetmit Allah. Për të Muhammedi a.s. ka porositur të sillemi sipas formulës së njohur:

تَفَكّروا في خلق الله، ولا تَفكَّروا في الله‏.

“Mendoni për krijimin e Allahut, por mos mendoni për Zotin.”

مَا اتَّخَذَ اللَّـهُ مِن وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَـٰهٍ ۚ إِذًا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَـٰهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يَصِفُونَ.

“All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.“ (El-Mu’minun /XXIII/: 91).

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّـهُ لَفَسَدَتَا ۚ فَسُبْحَانَ اللَّـهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ.

“Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit.” (El-Enbija /XXI/: 22).

Në anën tjetër, Allahu i lartëmadhërishëm na përkujton në zotët e rrejshëm dhe karakteristikat e tyre dhe në Zotin e mirëfilltë dhe pastërtinë e besimit:

قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ.

“Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?” (Es-Saffat /XXXVII/: 95).

…قُلْ أَفَاتَّخَذْتُم مِّن دُونِهِ أَوْلِيَاءَ لَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا …

“... Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “A keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi t’i sjellin as dobi as dëm vetvetes?...” (Er-Ra’d /XIII/:16).

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۖ هُوَ الرَّحْمَـٰنُ الرَّحِيمُ . هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ . هُوَ اللَّـهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ.

“Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Dijetari i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen), Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!” (El-Hashr /LIX/: 22-24).

اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ ۚ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۖ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ . لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ ۖ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ ۚ فَمَن يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللَّـهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىٰ لَا انفِصَامَ لَهَا ۗ وَاللَّـهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ.

“All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” (El-Bekare /II/: 255).

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى اللَّـهِ إِلَّا الْحَقَّ ۚ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّـهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّـهِ وَرُسُلِهِ ۖ وَلَا تَقُولُوا ثَلَاثَةٌ ۚ انتَهُوا خَيْرًا لَّكُمْ ۚ إِنَّمَا اللَّـهُ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ ۖ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ ۘ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِاللَّـهِ وَكِيلًا.

“O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.” (En-Nisa /IV/: 171).



***

Islami ndalon paraqitjen e Zotit në formë njeriu apo paraqitjen e Tij në formë fotografie, skulpture, portreti e të ngjashme, siç ndodh te disa popuj. Kjo traditë te këta popuj kryesisht bazohet në premisa të fuqisë individuale, të prejardhjes fisnore, pasurisë individuale dhe familjare apo shtresës shoqërore së cilës i përkiste. Në Islam një gjë e tillë ndalohet, sepse njeriu nuk mund ta perceptojë Zotin në asnjë formë apo mënyrë pos ta besojë siç e përshkruan Ai veten në Kur’an, kurse vetë njerëzit mund të krahasohen mes veti vetëm në bazë të devotshmërisë dhe virtyteve (takvallëkut):

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّـهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ.

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Huxhurat /IL/: 12).[3]



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Refleksione të shkurtra rreth perceptimit të Allahut në Islam
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Fillimi :: Lajme islame-
Kërce tek: