Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Imam El-Esh’ariu - mësuesi i madh i kelamit sunit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Imam El-Esh’ariu - mësuesi i madh i kelamit sunit   Wed Oct 20, 2010 10:06 pm


Nexhat Ibrahimi

(260 - 324 h./ 873 - 935)

I. Rrethanat shoqërore dhe jeta e Imam El-Esh’ariut



Në kohën kur jetoi Imam El-Esh’ariu jetuan edhe dy dijetarë të tjerë të mëdhenjë muslimanë, Imam Tahaviu (229-321 h./ 843-933) dhe Imam Maturidiu (238- 333 h./853-944), të dytë pasues të shkollës hanefite. Që të tre këta dijetarë përbëjnë trekëndshin e famshëm, tre shtyllat kryesore dhe më të fuqishme të drejtimit sunit (të ehl’is-sunnetit dhe xhematit).
Përkundër faktit se El-Esh’ariu bën pjesë në mesin e dijetarëve më të mëdhenjë muslimanë, megjithatë jeta e tij nuk është e njohur sa duhet. Një arsye për këtë qëndron në faktin se biografët me famë si Et-Taberiu dhe El-Mes’udi nuk flasin për të, kurse El-Bagdadi dhe Ibn Hal-likani krejt kalimthi e theksojnë emrin e tij. Vetëm Ibn Asakiri (vd. 571 h./1175) do t’i kushtojë një vëmendje më të theksuar El-Esh’ariut. Ai madje paraqitjen e El-Esh’ariut e lidh me hadithin e njohur të Muhammedit a.s. se në çdo shekull do të paraqitet dijetari, i cili do të jetë lavdia e Islamit. Mirëp, shkencëtarët i bëjnë vërejtje Ibn Asakirit sepse kur flet për El-Esh’arium së tepërmi mbështetet në traditën gojore dhe së tepërmi e glorifikon atë.
Emri i plotë i El-Esh’ariut është Ebu’l-Hasan Ali ibn Ismail ibn El-Bishr Is’hak. U lind në qytetin e njohur irakien Basra në vitin 260 hixhrij apo 873 gregorian. Atë kohë, bashkë me Bagdadin, Basra paraqiste qendrën më të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore të këtij nënqielli. Është interesant të theksohet se lidhjet ndërmjet El-Esh’ariut dhe El-Maturidiut kanë ekzistuar, qoftë edhe indirekt. Es-Sem’ani përkujtonse e bija e Imam El-Maturidiut ishte e martuar për Hasan El-Esh’ariun, babain e Imam Hasan Ali El-Esh’ariut dhe pasardhësin e Ebu Ejjub El-Ensariut.
El-Esh’ariu ishte pasardhës i Ebu Musa El-Esh’ariut, as’habit të famshëm të Muhammedit a.s., i cili në atë kohë punonte si guvernator në Kufe dhe Basra. Pas vdekjes së babait të El-Esh’ariut, në cilësinë e njerkut, kujdesin ndaj tij, në pikëpamje materiale por edhe në atë intelektuale e shpirtërore, e mori Ebu Alij El-Xhubaiu, meqë u martua me nënën e tij. Është interesante të ceket se deri sa El-Esh’ariu ishte me bindje mu’tezilite, në pikëpamje juridike herë deklarohej hanefit e herë shafi’it. Mirëpo, pas largimit nga mu’tezilizmi, El-Esh’ariun e gjejmë përjashtimisht si shafi’it.
El-Esh’ariu vdiq në Bagdad në vitin 324 hixhrij / 935 gregorian, në moshën 62 vjeçare sipas kalendarit diellor. Një burim tjetër pohon se El-Esh’ariu u varros ndërmjet Kerhit dhe Babu’l-Basra në hyrje të qytetit Basra të Irakut.



II. Shkollimi fillestar i El-Esh’ariut dhe ndarja e tij nga mu’tezilizmi

Fati jetësor i El-Esh’ariut që të rritet nën kujdesin e El-Xhubaiut, ndikoi që ai mësimet e para t’i merrë nga vetë El-Xhubaiu. Këtë orientim e pati edhe në rini, ku ai paraqet një ndër nxënësit e zellshëm të shkollës besimore të mu’tezilitëve. Mësoi nga shumë mësues por autoriteti më i njohur nga i cili mësoi është El-Xhubaiu (vd. 303 h./917). Këto mësime i ka plotësuar vazhdimisht deri në moshën 40 vjeçare dhe i ka mbrojtur me tërë fuqinë e tij intelektuale. Madje, në këtë faze shkruan edhe disa shkrime.
Mirëpo, në moshën 40 vjeçare, rreth vitit 300 h./914, në shpirtin e El-Esh’ariut ndodhi një ndryshim kulmues. Një ditë prej ditësh, i shtyrë nga trazimi i tij shpirtëror, ai i shtroi mësuesit e njëherit edhe njerkut të tij disa pyetje interesante, që do të jenë vendimtare jo vetëm për të personalisht, por edhe për tërë rrjedhat politike, fetare e intelektuale të botës muslimane:
El-Esh’ariu i thotë mësuesit të tij:
Për shembull, i kemi tre vëllezër; njëri është besimtar, i cili bën vepra të mira, i dyti është mëkatar, kurse i treti ka vdekur si fëmijë i vogël. Ç’do të ndodh me ta?
Mësuesi u përgjigj: Besimtari do të hyjë në xhenet, mëkatari në xhehenem, kurse ai që vdiq ende sa ishte i fëmijë do të shkojë në ‘përmirësim’ (pastrim).
El-Esh’ariu vazhdoi me pyetje: Nëse sipas doktrinës mu’tezilite el-aslaha Zoti i zgjedh krijesat më të mira, përse atëherë vdiq fëmija?”
Mësuesi u përgjigj: Për arsye se Zoti e ka ditur se fëmija do të bëhet mëkatar dhe për këtë shkak ia ndërpreu jetën që ta shmang xhehenemin, që edhe është përzgjedhja më e mirë.”
Sërish El-Esh’ariu pyeti: Përse atëherë Zoti i lejoi mëkatarit të rritet dhe të piqet, kurse vetëm atëherë e dënoi?”
Në këtë pyetje mu’tezilitët nuk patën përgjigje, kështu që fillimisht erdhi deri te izolimi i El-Esh’ariut nga aktivitetet e tij.
Izolimi i El-Esh’ariut në shtëpi zgjati për dy javë, do të ndërpritet duke dal në Xhaminë e Madhe të Mensurit në Basra, në hallkën (katedrën) e juristit shafi’it Ebu Is’hak Ibrahim ibn Ahmed El-Mervezej, dhe duke njoftuar se:
“Ai që më njeh, më njeh. Atij që s’më njeh, do t’i prezentohem vetë: Unë jam Ali ibn Ismail El-Esh’ariu. Deri para pak kohësh kam predikuar mësimin mu’tezilit, duke besuar në Kur’anin e krijuar, kam mohuar të pamurit e Zotit në atë botë, ia kam mohuar Zotit çdo atribut dhe çdo shenjë pozitive… Bëhuni të gjithë dëshmitarë se tash e mohoj këtë mësim dhe se përfundimisht heq dorë prej tij.”
Ka shumë mendime përse El-Esh’ariu e bëri këtë kthesë në jetën e tij. Disa thonë se shkak për këtë ishte një ëndërr e parë në gjum , që personalisht nuk kam prirje t’i ndërlidhi transformimet e këtilla ontelektuale dhe shpirtërore me ëndrra çudi të tjera. Ekziston edhe bindja tjetër, që më duket e drejtë se, El-Esh’ariu, duke lexuar dhe duke u thelluar në dituritë islame vërejti se doktrina mu’tezilite nuk është e drejtë dhe se ai nuk mund të qëndroj në pozitat e mëparshme mu’tezilite.
Ky divorc besimor dhe intelektual bëri që El-Esh’ariu të pozicionohet në qendër, me një theks të lehtë nga hanbelizmi, nga skajshmëria e mu’tezilizmit, respektivisht e racionalizmit të ekzagjeruar. Në kohën para El-Esh’ariut ishte krijuar një botëkuptim se preokupimi me kelam është rrezikim i besimit dhe se kjo shkencë ishte lënë në duar të rrymave ekstreme. Për këtë arsye, nëse nuk e numërojmë autoritetin e madh në shkencën e ilm’ul-kelamit, Imam Ebu Hanifen, i cili i vendosi themelet e kësaj shkence dhe Imam El-Maturidiun, i cili si vazhdimësi e shkollës hanefite, e ndërtoi, e plotësoi dhe i formuloi bazat e ilm’ul-kelamit sunit, i ngriti në nivel të lartë intelektual dhe në sistem më konzistent, do të mund të pranohej se El-Esh’ariu është ndër të parët, sidomos jashtë shkollës hanefito-maturidite, që i theu stereotipet e vjetra për mosguxim të preokupimit me shkencën e akaidit.
Në të gjitha fazat historike El-Esh’ariu gëzoi autoritet nga bashkëbiseduesit, nga miqtë dhe armiqtë, por edhe në kohën moderne. Një autor bashkëkohor, Sa’d Abdulaziz, El-Esh’ariun e përshkruan si një prej dialektikëve më të mëdhenjë, si të parin që i vendosi bazat e filozofisë së kelamit islam, autoritet i logjikës, themelues i medhhebit esh’arit etj.



III. Veprat kryesore të El-Esh’ariut

Imam El-Esh’ariu është autor i frytshëm. Ai në të gjitha fazat e jetës së tij, edhe mu’tezilite edhe el-esh’arite, ka shkruar shumë. Ibn Furaku thotë se ka shkruar mbi 300 vepra (vepra e trajtesa – NI) nga të gjitha fushat islame të kohës si në tefsir, hadith, fikh, kelam, hereziografi, fe komparative dhe filozofi.
Ibn Asakiri, duke u bazuar në vetë fjalët e El-Esh’ariut në veprën Kitab ‘ul-’amad fi’r-rru’ja thotë se El-Esh’ariu deri në vitin 320 h./932 ka shkruar shtatëdhjetë vepra. Në periudhën tjetër i ka shkruar edhe njëzet e tre vepra, që gjithsej janë 93 vepra nga fusha e teologjisë, sidomos në fushën e tefsirit, hadithit, sheriatit, pastaj trajtesa kundër sekteve të shumta me ngjyrim islam etj.
Me këtë rast do t’i paraqesim përmbledhazi disa vepra mjaft të rëndësishme:

1. Kitabu Mekalat’il-islamijjin we’l-ihtilaf’il-musal-lin (Diskursi i islamistëve ...), botim i orientalistit Hellmut Ritter, Wiesbaden, 1382/1963. Disa shkencëtarë konsiderojnë se kjo vepër është shkruar qysh si mu’tezilit, apo së paku pjesa e parë e kësaj vepre. Në këtë vepër El-Esh’ariu në mënyrë shumë të qartë, të saktë dhe objektive i shtron problemet besimore të kohës së tij, sidomos mësimet shi’ite, harixhite, murxhite, mu’tezilite, kulabite, xhehmite, dirarite, nexharite, bekrite dhe të tradicionalistëve. Vepra konsiderohet si njëra nga më të mirat dhe ndër të parat në tërë historinë e akaidologjisë islame. Vepra përbëhet prej tre pjesëve: Pjesa e parë përmban paraqitjen e hollësishme të sekteve dhe doktrinave të ndryshme islame; pjesa e dytë përmban doktrinën e literalistëve (ehl’ul-hadith we ehl’us-sunneh) dhe pjesa e tretë paraqet degët e ndryshme të kelamit, mendimet dhe nocionet e kelamit. Fjalë pozitive për këtë vepër flasin edhe Ibn Tejmije dhe Ibn Xhevzij.

2. El-Ibanetu an usuli’d-dijaneh (Sqarimi i bazave të fesë), disa botime. Vepra i takon periudhës së fundit, kur autori tashmë e kishte braktisur mu’tezilizmin. Ajo paraqet mësimet e zbërthyera të akaidit sunit. Normalisht, El-Esh’ariu në këtë periudhë është reaktiv dhe plot pezmë kundrejt qëndrimeve të ish-grupit të tij. Vepra karakterizohet me ton polemizues dhe apologjetik kundrejt mu’tezilizmit dhe xhehmizmit. Po ashtu, ai me kujdes i bën lavd Ibn Hanbelit, por gjithashtu edhe ua bën me dije se nuk ka asgjë blasfemuese nëse të vërtetat fetare vërtetohen me dëshmi racionale.

3. Kitab’ul-lum’a fi’r-rreddi ala ehl’iz-zejgi we’l-bidei (Thelbi i polemikës me heretikët dhe risimtarët), Bejrut, 1953. Kjo vepër e El-Esh’ariut paraqet një summa teologia të sunizmit. Ai me këtë vepër bën nivelizimin ndërmjet eksagjerimit racionalist të mu’tezilizmit dhe atij literalist të tradicionalistëve. Rëndësia e kësaj vepre manifestohet edhe në angazhimet e shumë dijetarëve që ta komentojnë si El-Bakil-laniu, Ibn Furaku etj.

4. Risaletu fi istihsani’l-hawdi fi’l-kelam (Trajtesa mbi arsyeshmërinë e ilm’ul-kelamit), botim i orientalistit Richard J. MacCarthy, në gjuhën angleze e përkthyer me titullin The Theology of al-Ash’ari, Bejrut, 1953. Vepra e fundit për të cilën mendojmë të flasim e shqyrton arsyeshmërinë e shkencës së kelamit kundrejt qëndrimeve puritane të kundërshtarëve dhe çështjen e përdorimit të kelamit në temat e besimit. Vepra nuk shtron mësimin për tewhidin (njësinë e Allahut), sepse këtë El-Esh’ariu e bënë në veprat e tjera, por vepra e shtron dëshmimin e relevancës së plotë të metodës racionale. Hanbelitëve, të cilët e braktisën ixhtihadin dhe e pranuan taklidin (imitimin) u tregon se nuk mund të quhen muxhtehidët inovatorë sepse thellohen në horizonte të kuptimeve në të vërtetat fetare dhe se mendimi fetar nuk mund të rrëgjohet vetëm në dy burimet e para, në Kur’an dhe Hadith, por ky horizont duhet të zgjerohet edhe në burime të tjera të njohjes.
Meqë kjo vepër qëndron para jush e përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe i nënshtrohet edhe vlerësimit tuaj kritik, shkencor e intelektual, nuk do të ndalemi më gjerësisht.



IV. Doktrina e El-Esh’ariut dhe e shkollës së tij

Është shumë e vështirë të shtrohet me sukses doktrina e El-Esh’ariut. Ndërlikueshmëria qëndron në faktin se veprat e tij janë të shumta, të shkruara në disa faza jetësore nga pozicione të ndryshme, të rënda për t’u kuptuar dhe sidomos për shkak të ekspozimit jokonzistent të doktrinës. Një çështje El-Esh’ariu e shtron në një vepër, e plotëson në veprën tjetër, kurse e argumenton në veprën krejt tjetër, duke përdorë edhe metoda të ndryshme: logjike-racionale dhe formën mesjetare silogjistike apo disputative. Kjo gjendje e vështirëson punën e analizës.
Por, doktrina e El-Esh’ariut në përgjithësi karakterizohet me ton apologjetik dhe pajtues. Respektivisht, El-Esh’ariu në angazhimin e tij intelektual përparësi e kishte mbrojtjen e mësimeve sunite, e më pak përsiatjen e thellë të institucioneve shpirtërore të fesë islame; ai më pak ishte teolog i lirë spekulativ, siç do të veprojnë më vonë Ibn Sinai, El-Gazaliu, Ibn Arebiu etj. Teologjia dhe filozofia e tij do ta reflektojë frymën e kohës në të cilën pragmatizmi religjioz ishte vendimtar, por pa të cilën, siç e thotë këtë S. H. Nasr, nuk do të kishte as arabeskë, as miniaturë persiane, as Taxh El-Mahal, as Mesnevi të Rrumiut, as Xhavid-Name të Ikballit.
Duke u pozicionuar jo vetëm kundrejt liberalizmit ekstrem mu’tezilit por dhe fatalizmit ekstrem të sunizmit të hershëm, ai paraqitet si pajtues i racionalizimit mu’tezilit dhe asketizmit të hershëm të manifestuar te Hasan El-Basriu dhe Vasil Ibn El-Atai. Kjo e bëri El-Esh’ariun që ai mos të bëhet apologjet i fesë së trashëguar, i cili e zhvlerëson vlerën e arsyes njerëzore, as racionalist kartezian, i cili vetësigurinë e njeriut e sheh përjashtimisht në mendjen e tij, kjo e bëri që ai të qëndrojë ndërmjet racionalizmit të thatë mu’tezilit dhe fideizmit primitiv hanbelist. El-Esh’ariu mendon se shkollat sunite pajtohen në parim, kurse ndahen në çështjet e aplikimit të tyre. Lidhur me këtë Ibn Asakiri e transmeton një gjykim të El-Esh’ariut: “Çdo muxhtehid ka të drejtë dhe të gjithë muxhtehidët qëndrojnë në trollin e fortë të të vërtetës. Ndarjet e tyre nuk u përkasin parimeve, por dalin nga aplikimi.”
Kjo përçasje e tij ndërmjet dy ekstremizmave dhe fal rrethanave të favorshme politike që i shkuan për dore dhe pozitës gjeografike të veprimit të tij (që nuk i kishte edhe Imam El-Maturidiu), do t’i sigurojë El-Esh’ariut në pjesën më të madhe të kohës vend prevalent brenda traditës kognitive muslimane.
Në vazhdim do t’i marrim në shqyrtim disa çështje të mëdha teologjike me shpresë se do të arrijmë ta pasqyrojmë së paku kalimthi opusin e El-Esh’ariut.


1. Ekzistenca e njësisë së Zotit (Tewhidi)

El-Esh’ariu e refuzoi perceptimin në mënyrë negative (ta’til) të Zotit nga ana e mu’tezilitëve, të cilët cilësitë e Krijuesit i perceptonin brenda vetë Krijuesit e jo si të ndara nga vetë Qenia e Tij. Ai e refuzoi edhe perceptimin antropomorfist (teshbih) të një pjese të tradicionalistëve (hanbelizmit, hashevizmit...) dhe të literalistëve (dhahirizmit ...), të cilët atributet i perceptojnë si kompleks i emrave dhe shenjave jashtë vetë qenësisë sëTij. Në vend të këtyte pikëpamjeve ai ofron perceptimin e tij (el-esh’arit), i cili thotë se Qenia e Zotit njëmend posedon atributet dhe emrat që theksohen në Kur’an. Këto kanë njëmendësinë e tyre pozitive, të ndryshëm nga esenca por që megjithatë jashtë saj nuk kanë as ekzistencë as njëmendësi. Me këtë ai bëri edhe një hap, duke e dalluar atributin si koncept dhe konsideron se si dyjësinë ndërmjet qenësisë dhe atributit duhet vendosur në rrafshin cilësor e jo në atë sasior. Dorën, fytyrën, uljen në fron e të tjera ai i kupton në njëmendësinë e tyre që lidhen me Zotin, por tërheq vërejtjen kundër çdo perceptimi trupor, material kur ato i përshkruhen Zotit dhe duke mos shtruar pyetje “si” (- بلا كيف bila kejfe).
Kundrejt atyre që nuk besojnë (ateistëve) El-Esh’ariu ofron tri prova:
- E para: Bota është e përbërë prej trupave kurse trupat nga atomet. Rrjedhimisht kësaj, meqë atomet janë të krijuara rezulton se edhe çdo gjë është e krijuar. Krijues i tyre është i pakrijuari, e ai është Krijuesi – Zoti.
- E dyta: Qeniet janë të Domosdoshme ose të Mundshme, të kushtëzuara. Qenie e Domosdoshme është vetë Zoti, i cli nuk ka shkak, nuk ka kurrfarë kushtëzimi kohor apo hapësinor, material apo çfarëdo tjetër. Qeniet e mundshme janë të kushtëzuara nga shkaku i parë, nuk janë të domosdoshme, sepse kjo do të thoshte se edhe këto do të ishin ekzistenca të përjetshme.
- E treta: Çdo gjë e krijuar përbëhet prej rregullësisë, synimit, urtësisë. Pa këto elemente kriimi do do të ishte i pamundur. Kjo rregullsi flet për një qenie e cila është vetë Zoti, Një dhe i Vetëm.


2. Mësimi mbi Kur’anin e pa/krijuar (halk’ul-Kur’an).

Perceptimi i Kur’anit, është apo nuk është ai i krijuar, ka shkaktuar një rrëmujë në mesin e të gjithë dijetarëve muslimanë. Grupimi mu’tezilit predikonte se Kur’ani është fjalë e krijuar e Zotit, duke mos dalluar fjalën e Zotit si atribut i amshueshëm hyjnor nga thënia e cila e paraqet në Kur’an.
Ana tjetër, grupimi literalist, kategorikisht e ka refuzuar bindjen mu’tezilite, duke e ngatërruar fjalën e Zotit dhe thënien njerëzore të manifestuar në kohë e hapësirë. Madje, ata deklaronin se në Kur’an është e amshueshme jo vetëm përmbajtja dhe fjalët, por edhe letra, ngjyra, kopertina, faqet, zëri që e artikulon etj.
El-Esh’ariu ndërmjetëson ndërmjet këtyre dy skajeve duke thënë se natyra e fjalës nuk mund të rrëgjohet në njërin apo në tjetrin aspekt. Fjala është thënie e shpirtit (hadith nefsij) dhe me këtë është e pavarur nga çdo manifestim verbal (hadith lafdhij). Kur deklaron se Kur’ani është i amshueshëm, ai me këtë nënkupton atributin hyjnor të kelamit, i cili vazhdimisht mbijeton në Zotin dhe i cili si i tillë është i lirë nga çdo artikulim verbal dhe i zëshëm. Ai thënet e tij i argumenton me disa ajete por edhe me disa hadithe, sidomos një hadith që e përdor në El-Ibaneh: “Të folurit e Allahut e tejkalon çdo të folur tjetër në atë masë aq sa Ai si i tillë e tejkalon krijesën e Tij.” Por, Kur’ani po ashtu është i sajuar prej fjalëve. Ai është i shkruar. Nga kjo pikëpamje, Kur’ani është fakt i krijuar kohor dhe nuk ka diskutim. Por, si të harmonizohen këto dy qëndrime antinomike, njëri i krijuar e tjetri i pakrijuar? El-Esh’ariu është konfuz dhe nuk saktëson se çka kupton me togfjalëshin kelam’ull-llah, çka është e amshueshme dhe çka e krijuar, fjalët apo domethënia. Në një vend ai e thotë se është e mundur të dëgjohet të folurit e amshueshëm drejtpërdrejt pa ndërmjetësimin e zërit të krijuar, por ky mendim disi çon në përfundimin se edhe fjalët edhe domethëniet janë të amshueshme. Pra, El-Esh’ariu nuk ofron ndonjë përgjigje të fuqishme, por rekomandon “pa pyetur si?” (- بلا كيف ) .

Mirëpo, nxënësit e tij, sidomos Esh-Shehrestani dhe nxënësit e tjerë el-esh’arit mendojnë se edhe mendimi i mësuesit por dhe i tyre është se fjalët janë të krijuara, por domethënia nuk është e krijuar.


3. Vullneti i lirë

Për çështjen e vullnetit të lirë apo për aftësinë e njeriut të përgjedh dhe të kryejë aksionin, el-esh’aritët sërish janë ndërmjet dy qëndrimeve skajërisht të kundërta, ndërmjet qëndrimit fatalist, siç ishin literalistët dhe xhebritët dhe qëndrimit liberalist siç ishin mu’tezilitët dhe kaderitët.
Literalistët dhe xhebritët mendonin se veprat njerëzore janë të paradeterminuara dhe të paradestinuara nga Zoti. Njeriu nuk ka mundësi as fuqi të “krijojë” (sajojë) vepër. Çdo gjë është e krijuar prej Zotit. Zoti ka fuqi absolute mbi të gjithë, prandaj edhe është mbi vullnetin njerëzor dhe mbi aksionin njerëzor.
Në anën tjetër, mu’tezilitët dhe kaderitët mendonin se njeriu ka fuqi dhe aftësi të plotë të krijojë vepër dhe ka liri të plotë në përzgjedhjen e vet, edhe pse kjo fuqi te ai është e krijuar prej Zotit.
El-Esh’aritët zgjodhën rrugën e mesme. Ata bënë dallimin mes krijimit (halk) dhe fitimit (kesb) të një veprimi. Sipas tyre, Zoti është krijues (halik) i veprimeve të njeriut kurse njeriu është ai që i fiton (arrin) (muktesib) veprat. Vetëm fuqia e amshueshme (kadima), fuqia e Zotit mund të krijojë vepra, kurse fuqia njerëzore është e krijuar (haditha) dhe si e tillë ajo nuk mund të krijojë. Duke përzgjedh ndërmjet alternativave, njeriu arrin (iktisab) ose shpërblimin ose ndëshkimin prej Zotit. Me ‘institucionin’ e “fitimit (arritjes – el-kesb)” el-esh’aritët iu shmnagen fatalizmit të tradicionalistëve, xhebritëve e hashevitëve por edhe liberalizmit absolut të mu’tezilitëve dhe kaderitëve dhe pohojnë se njeriu me anë të fuqisë ‘së fituar’ (relative) merr pjesë në sajimin e veprave. Kështu, El-Esh’ariu i jep njeriut jo kudretin (krijimin e veprave të veta), por kesbin (arritjen e veprave të veta). Këtë e ka shprehur kështu Esh-Shehrestani: “Zoti e krijon te njeriu fuqinë, aftësinë, përzgjedhjen dhe vullnetin që ta nxjerrë (krijojë) një vepër, kurse njeriu me këtë aftësinë e nxjerrë lirisht përzgjedh një nga alternativat dhe synon apo dëshiron ta kryejë veprimin dhe në pajtim me këtë synim, Zoti krijon dhe e përmbaron këtë vepër.”
Megjithatë, duhet vërejtur se perceptimi i ‘kesbit’ nuk është i njëjtë si tek shkolla el-maturidite. Ai nuk e dëshironte idenë e lirisë së zgjedhjes, sepsemendonte se vullneti i njeriut është i përcaktuar me vullnetin e Zotit, dhe si i tillë, vullneti i njeriut nuk ka kurrfarë efekti real në veprën e tij. Në esencë,m sipas tij, Zoti është ai i cili e krijon dhe e kryen veprën nëpërmjet njeriut. Njeriu vetëm e dëshiron një gjë, kurse Zoti me fuqinë e tij i jep dëshirës së njeriut ekzistim. Njeriu fiton meritën apo mëkatin jo pse vepronm por pse dëshiron.
Një njohës i mirë i veprës së El-Esh’ariut, A. Silajxhiq, në doktoraturën e tij, doktrinën e fitimit (kesbit) te ElEsh’ariu e përkufizon si vijon:
1) Fuqia e krijuar njerëzore na mundëson ta diferencojmë përvojën e domosdoshme (p.sh. lëvizja e dorës së një paraplegjisti) dhe të fituar (p.sh. lëvizja e fituar ose e vullnetshme e dorës së njeriut kur synon të shkruajë;
2) Duke e krijuar te njeriu aftësinë e fitimit (kesb) Zoti ia përshkruan njeriut veprën për të cilën mund ta shpërblejë respektivisht ndëshkojë, e që gjatë kësaj mos të jetë subjektiv. Me këtë respektohet drejtësia hyjnoire por edhe vullneti i lirë i njeriut;
3) Zoti e dëshiron dhe e krijon të keqen, por njëkohësisht ia ndalon njeriut atë.


4. Vizioni i bukur

Vizioni i bukur është një ndër problemet vijuese të cilin me shumë kujdes e trajtoi El-Esh’ariu. Ai nuk do të pajtohet me qëndrimet ekstreme antropomorfiste të një pjese të tradicionalizmit dhe të dhahirizmit, të cilët mendonin se Zoti do të shihet në Botën Tjetër dhe se Njerëzit e Mirë njëmend do ta shohin Zotin në Botën Tjetër si shpërblim për veprat e mira të tyre. Ata po ashtu thonë se Zoti qëndron mbi Arshin e Tij etj.
El-Esh’ariu nuk do të pajtohet as me mu’tezilizmin dhe filozofët, të cilët e refuzonin të pamurit e Zotit me sy, sepse ky të pamur do të implikonte ekzistimin fizik, kurse kjo është absurde.
El-Esh’ariu pjesërisht pajtohet me tradicionalistët se Zoti është e mundur të shihet në Botën Tjetër , por nuk mund të pajtohet me qëndrimin e tyre se Zoti është hapësinor (i shtrirë) dhe se në drejtim të Tij mund të bëhet me shenjë. Ai dhe shkolla e tij e pranuan parimin filozofik se çdo gjë që është hapësinore duhet të jetë i rastit dhe kalues, kurse Zoti nuk është as qenie e shtrirë as kohore. Kundërthënien që shfaqet se vetëm qeniet hapësinore dhe kohore mund të shihen dhe se Zoti nuk mund të shihet meqë nuk është ekzistencial, ata e zgjidhin duke thënë se mundësia e të pamurit të një lënde ekziston madje edhe kur ajo qenie nuk qëndron para atij që e vrojton. Këtë e thotë kështu El-Esh’ariu: “Afirmimi i të pamurit e Zotit (visio beatifica) nuk nënkupton afirmimin e krijueshmërisë së Tij, sepse një gjë mund të jetë objekt i të pamurit ose i shikimit e që gjatë kësaj nuk është e krijuar në kohë.”
Në pikëpamje të të pamurit të Zotit (ru’jet’ull-llah) Imam El-Maturidiu është tradicionalist i plotë, nuk e përfill arsyen sikur në disa raste, dhe interpretimin e bënë duke u bazuar në hadithin e Muhammedit a.s.:
إنكم سترون ربكم كما ترون القمر ليلة البدر.
““Sigurisht do ta shihni Zotin tuaj (aq qartë) sikur që e shihni Hënën (në natën e katërmbëdhjetë, të plotë)!”


5. Shpallja dhe arsyeja

Në kohën para El-Esh’ariut dhe gjatë jetës së tij debatohej rreptë për raportet shpallje-arsye dhe për vendin e tyre në tërësinë e fesë islame. Mu’tezilitët i jepnin epërsi arsyes kundrejt shpalljes, kurse të mirën dhe të keqen e vlerëojnë si gjykime racionale të konfirmuara nga shpallja.
Mirëpo, El-Esh’ariu i dha shpalljes epërsi të padiskutueshme sepse e mira dhe e keqja, imani (besimi) dhe mëkati, ringjallja dhe gjykimi janë çështje shpalljeje e jo arsyeje. Këto, sipas tij, nuk janë të domosdoshme në vetvete. Po ashtu, këto mund të jenë në domen të Zotit, por jashtë vullnetit të Tij. Ai mendon se shpallja është burimi i të vërtetës dhe njëmendësisë më të lartë, kurse arsyeja duhet të pajtohet me të dhënat e shpalljes, në rast konflikti ndërmjet tyre. Sipas tyre, po të bëhej arsyeja primare, Islami do të bëhej filozofi spekulative apo teologji racionale e jo teologji doktrinare e Islamit. Meqë Islami bazohet në disa parime apo koncepte mbishqisore dhe të pakapshme për dëshmi racionale, në këto parime duhet besuar në bazë të Shpalljes. Kjo nuk do të thotë se pikëpamja racionale eliminohet. Jo, Islami e lejon racionalizimin e besimit të tij, përsiatjen rreth tij, por kjo nuk e rrëgjon Islamin në mendje të pastër si kriter kryesor. Islami nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit racional, por mund t’i pranojë shpjegimet në funksion të lehtësimit të perceptimit të tyre.



V. Raportet El-Esh’arij-Maturidij

Shkolla besimore el-esh’arite dhe el-maturidite, si dy shkollat më të mëdha të sunetit dhe xhematit, kanë pika të përbashkëta por edhe pika ndarëse. Mendimtarët që kanë prirje për analiza të tilla, kanë numëruar rreth 50 pika ndarëse, kryesisht në çështjet dytësore.
Që të dyja shkollat e respektojnë Kur’anin dhe Hadithin dhe trashëgiminë e krijuar rreth tyre, por nuk e braktisin as mendjen, arsyen. Me këtë qëndrim të tyrin el-esh’arinjtë dhe el-maturidinjtë pozicionohen ndërmjet tradicionalizimit rigoroz të hanbelizimit, të cilët e refuzojnë çfarëdo roli të arsyes dhe racionalizimit liberal të mu’teziles, të cilët arsyes i japin vend dominant. Mirëpo, një studim më i thellë do të tregojë se dallimet nuk qëndrojnë vetëm ndërmjet el-esh’arizmit-el-maturidizmit nga një anë dhe tradicionalizmit nga ana tjetër, por edhe ndërmjet vetë këtyre dy shkollave kryesore të sunetit dhe xhematit.
Ajo që i ndanë këto dy shkolla është së pari rreptësia e kundërshtimit të tij të mu’teziles, sepse el-maturidizmi ishte diç më larg nga burimi dhe vorbulli i mu’teziles, kurse el-esh’arizmi ishte në vetë burimin, pjesë e tyre në dy të tretat e jetës së El-Esh’ariut. Si i larguar nga brumi mu’tezilit, El-Esh’ariu ishte tejet i rreptë, i revoltuar. Por, kjo rreptësi e tij mund të thuhet se nuk ka edhe subjektivizëm të caktuar, madje edhe hakmarrje personale , e nga ana tjetër edhe ndikim të caktuar mutezilit, nga i cili El-Esh’ariu nuk kishte mundur tërësisht të ndahet. Ky ndikim ka shkaktuar inkonsekuencë te mendimi i tij, herë duke i mbetur besnik drejtimit të parë, e herë duke i mbetur besnik drejtimit të ri. Por, ky rebelim i El-Esh’ariut kundër ish-shkollës së tij i dha popullaritet vetë El-Esh’ariut. Madje, ai fillimisht deklaroi se është pjesëtar i vetë tradicionalistëve. Në emër të mbrojtjes së fesë, ai e fitoi edhe përkrahjen e masës por edhe të një pjese të tradicionalistëve dhe të të pakënaqurve por edhe të vetë sunduesve të caktuar. Por, këta njerëz nuk e kuptuan se luftëtari i parë kundër mendimeve sektare ishte pikërisht Imam Ebu Hanifeh dhe nxënësi më i madh i kësaj shkolle besimore Imam El-Maturidiu. Nuk duhet harruar as fakti se në kohën kur Imam El-Esh’ariu konvertoi nga mu’tezilizmi, viti 300 hixhrij, Imam El-Maturidiu tashmë kishte mbi 60 vjet punë në mësimet sunite hanefite-maturidite. Imam El-Maturidiu nga ana tjetër, ka qenë më i qetë, mendimi i tij ishte në vazhdimësi e sipër dhe shumë më konsekuent, më i fuqishëm dhe më i saktë në respektimin e traditës dhe arsyes. Mësimi maturidit ishte më larg debatit (munadhara) dhe më larg polemikës (xhedel), ishte më i kthjellët, më i matur dhe më të kuptueshëm.
Marrë në përgjithësi, përkundër faktit se kundërthëniet dhe kundërshtimet ndërmjet El-Maturidiu dhe El-Esh’ariut kanë qenë verbale (el-lafdhijjeh) dhe formale (esh-sheklijjeh), respektivisht disa të tjerë thonë se kundërshtimet kanë qenë kuptimore, rrënjësore (el-ma’nevijjeh), dijetarët e të dyja grupeve unanimisht pajtohen se el-esh’arizimit dhe el-maturidizmit “nuk mund t’i përshkruhet sajimi (tebdi`) as lajthitja (tadlil)” dhe se gjatë historisë nuk mund të shohim ndonjë përplasje më të madhe ndërmjet këtyre dy shkollave.
Më herët theksuam se dallimet midis tyre nuk janë të theksuara, por megjithatë ato ekzistojnë. Dijetarët i numërojnë ndërmjet 13 deri në 50 dallime, kurse disa prej tyre janë:
1. Maturidinjtë mendojnë se njeriu e ka një vullnet të pjesshëm (el-iradet’ul-xhuz’ijjeh), kurse esh’arinjtë mendojnë se ky vullnet nuk është i lirë, por atë vullnet e krijon Allahu xh. sh..
2. Maturidinjtë mendojnë se njeriu mund ta njeh Allahun edhe pa shpallje. Nëse njeriu nuk arrin deri te shpallja, ai e ka për detyrë ta besoj Atë. Esh’arinjtë mendojnë se njeriu nuk mund ta njoh Allahun pa shpallje.
3. Maturidinjtë mendojnë se e mira (husn) dhe e keqja (kubh) (e bukura dhe e shëmtuara), legalja (meshru’) dhe jolegalja (gajr’ul-meshru’) njihen me anë të mendjes (akl), kurse urdhëri (emr) dhe ndalimi (nehj) hyjnor i tregojnë ato. Esh’arinjtë mendojnë se e mira dhe e keqja nuk mund të njihen me anë të mendjes por ato konstatohen me anë të ligjit (sheriatit), respektivisht diçka është e mirë pasi që urdhërohet fetarisht.
4. Maturidinjtë mendojnë se Allahu e ka një atribut të veçantë të pavarur, të cilin e quajmë tekwin التكوين)), që dmth. “krjimi”. Esh’arinjtë mendojnë se ky atribut përfshihet te atributi el-kudretu (القدرة), që d.m.th. “fuqia”.
5. Maturidinjtë mendojnë se besimtari ka të drejtë të thotë “Unë pa dyshim jam besimtar”, sepse alternativa e shkatërron besimin (imanin).
Kurse el-esh’arinjtë e fusin problemin e përjashtimit (el-istithna) dhe thonë: “Unë pa dyshim jam besimtar nëse Zoti dëshiron”. Mirëpo, ky mendim bie në kundërshtim me ajetin kur’anor: “Besimdrejtë janë vetëm ata që i besojnë Allahut dhe të Dërguarit të Tij e pastaj nuk dështojnë...”. (El-Huxhurat, 15).



VI. Pasardhësit e El-Esh’ariut

Metodat e El-Esh’ariut qenë tërheqëse për shumë dijetarë, por sidomos për pasuesit e shkollës juridike shafi’ite edhe sa ishte gjallë vetë ai. Por mësimet e El-Esh’ariut u përhapën edhe pas vdekjes së mësuesit, kurse këtë punë e kryen nxënësit e tij të shumtë dhe të famshëm dhe disa sundues muslimanë, të cilët doktrinën el-esh’arite e bënë doktrinë zyrtare dhe me mekanizmat shtetçëror e përhapën këtë doktrinë. Ka shumë, por dijetarët më të famshëm janë: Sehl Saluki, Shejh Ebu Muhammed Taberiu dhe Ebu Hasan Bahiliu. Radha e dytë e nxënësve të njohur jep këta emra: Kadi Ebu Bekr El-Bakil-laniu, Ebu Bekr bin Furaku, Ebu El-Kasim El-Kushejriu, Ebu Is’hak Isfirainiu, Abdulkadir El-Bagdadiu, Ebu El-Meali El-Xhuvejniu i njohur si Imam’ul-Haremejn, El-Gazaliu , Ibn Tumarti, Shehrestani, Fahruddin Rraziu, Azududdin Ixhiu, Xhurxhaniu, Senusiu etj. etj.
Ç’i tërhiqte të gjithë ata dijetarë për El-Esh’ariun? Mendoj se ai prej shumë tipareve shquhej sidomos me: jetën e tij shembullore, mendimin e tij me vlera religjioze dhe me përpjekjen e tij që t’i ruajë ato. Me rëndësi ishte edhe ajo që tërthorazi u theksua edhe në pjesë të tjera të këtij shkrimi se, El-Esh’ariu shërbeu si digë dhe strehim i fuqishëm kundër literalizmit të ngushtë të njerëzve të hadithit dhe kundër racionalizmit ekzagjerues të mu’tezilitëve. Kjo bëri që ai të gjendet në atak të ish-shkollës së tij mu’tezilizmit per shkak të tradhtisë së tij por edhe në atak të hanbelizmit që, sipas tyre, El-Esh’ariu nuk mori guxim të afrohet në burimet e Islamit. Ai u gjend edhe në atak hanefito-maturidizmit, të cilët ia zënin për të madhe që esh’arizmi bëri një reformë të pasuksesshme, e kritikonin konservatizmin dhe konformizmin e kësaj shkolle.
Përkundër të gjithë faktorëve të disfavorshëm dhe përkundër kritikave, shkolla zhvillohej dhe përhapej relativisht shpejt. Fillimisht mësimet el-esh’arite qenë pranuar vetëm brenda shkollës së tyre, duke mos u pranuar nga hanefinjtë-maturidinjtë, as dhahirinjtë, por më të rreptit kundër tyre qenë hanbelitët. Me kalimin e kohës, sidomos me institucionalizimin e doktrinës el-esh’arite nga ana e Nidham’ul-Mulkut në Medresenë Nidhamijje në shekullin V hixhrij / XI g., dhe shkollat e tjera nën sundimin e tyre , doktrina el-esh’arite, pak a shumë, depërtoi thuajse në tërë botën muslimane. Përjashtim bën aty ku vehabizmi dominon. Vija hanbelite-vehabiste mendojnë se el-maturidizmi dhe el-esh’arizmi janë jashtë rrugës islame. Madje, edhe një enciklopedi, nga e cila pritej të ofrojë shkrime të nivelizuara e shkencore, shkollën el-esh’arite dhe el-maturidite do ta gjejmë nën titullin “Sektet ideologjike në Islam” bashkë me shi’itët, ibaditët, mu’tezilitët, zejditët. Natyrisht, këto ide janë të pranuara vetëm brenda tyre dhe paraqesin ide retrograde, maksimalisht përçarëse dhe të gjykuara në shkatërrim dhe me qëndrimet e këtilla sektare ata e pozicionojnë veten në një sekt.


Nxënësit më të dalluar esh’aritë

Ebu Bekr El-Bakil-laniu (vd. 403 h./1013)
Nuk është e qartë data e lindjes së El-Bakil-laniut, por dihet se u lind në qytetin Basra. Me përkatësi medhhebore ishte malikit, që më vonë ka ecur më tepër drejt el-esh’arizimit. U shkollua në Bagdad por edhe nga mësues të tjerë jashtë Bagdadit. Ai është autor shumë produktiv, por deri te ne kanë arritur disa prej tyre. Vepra kryesore e tij është Kitab’ut-temhid, e cila përmban reagim të ashpër kundër ateizimit, mu’tezilizmit dhe shi’izimit.

El-Hakim En-Nisaburiu (vd. 405 h./10140
El-Esh’arizmi En-Nisaburin e konsideron të vetin. Ka shkruar nga hadithi Mustedrekun dhe një jetëshkrim për Shafiiun.

Ibn Furaku (vd. 406 h./1015)
Për Ibn Furakun dihet pak. Është me prejardhje nga Ispahani, kurse u arsimua në Basra dhe Bagdad. Një kohë jetoi në Re’j dhe Nishapur, ku udhëhiqte edhe me medresenë e qytetit.

Ebu Is’hak El-Isfera’iniu (vd. 418 h./1027)
Pak dihet edhe për të. Ishte pjesëtar i shkollës së Nishapurit, kurse e udhëhiqte grupin studiues dhe mësonte nxënës të shumtë.

Ebu Mensur El-Bagdadiu (vd. 429 h./1037)
Pas pushtimit të Nishapurit nga gaznevitët El-Bagdadiu shkoi në Isfarain. Vepra e tij Kitab usul’id-din është ndër veprat më të shtrira të doktrinës el-esh’arite në filoim të shekullit XI. Po ashtu, vepra El-Ferk bejn’el-firek, me katrakter hereziografik, sjellë dokumentacion të bollshëm dhe argumente për refuzimin e tyre. Ishte më i butë ndaj sufizmit.

Ebu Bekr El-Bejhekiu (vd. 458 h./1066)

Tradicionalist, nxënës i En-Nisaburit dhe jurist i çmuar shafiit. Është autor i Kitab ul-mearif, por edhe i përmbledhjes së njohur Kitab’us-sunen. Përpiqej t’i pajtonte drejtimet el-esh’arite dhe hanbelite.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë vazhduar të veprojnë me sukses relativ dhe deri në ditët e sotme paraqesin digë të fortë në mbrojtjen e Islamit. Krahas mësimit hanefito-maturidit el-esh’arinjtë po ofrojnë kontribut të vyer në rrugën e pasuesve të sunetit dhe xhematit.


Literatura:

1. Abu Al-Hasan Al-As’ari, Kitab’ul-lum’a fi’r-rreddi ala ehl’iz-zejgi we’l-bidei, Bejrut, 1953 ose botimi boshnjak: Bit polemike sa optadnicima i inovatorima, përkthim bilingual, Sarajevo, 1421 h./ 2000.
2. Adnan Siljadzic, Filozofijska teologija Abu al-Hasan al-As’arija, Sarajevo, 1999 (tezë doktorature).
3. Ahmed Emin, Dhuhr’ul-islam, libri 4, botimi V, Kairo, 1982.
4. Bekir Topaloglu, Hyrje në kelam, Prishtinë, 2002.
5. Cyril Glasse, Enciklopedija Islama, Sarajevo, 2006.
6. El-Esh’arij, El-Ibanetu an usuli’d-dijaneh, botimi I, Bejrut, 1423 h./ 2003.
7. El-Esh’arij, Kitab Mekalat’ul-islamijjin we ihtilaf’il-musal-lin, të redaktim të Hellmut Ritter, bot. III, Wiesbaden, 1980.
8. El-Esh’arij, Kitab’ul-lum’a (teksti arabisht-boshnjakisht), Sarajevo, 1421 h./ 2000.
9. El-Mewsuat’ul-mujessereh – Islamska enciklopedija, redaktor dhe recensent: Mani’ El-Xhuhenij, Sarajevo, 1427 h./2006.
10. Fazrul Rahman, Duh Islama, Beograd, 1982 -pritet të botohet shumë shpejt nga SHB Logos-A në Shkup.
11. Henry Corbin, Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997.
12. Henri Laoust, Raskoli u islamu, Zagreb, 1989.
13. G. F. Haddad, Imam Abu‘l-Hasan al-Ash‘ari, në:
14. http://www.masud.co.uk/ISLAM/misc/al_ashari.htm . Data e marrjes së shkrimit më: 07. 05. 2009.
15. Imam El-Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, E përgatiti, parathënien e shkroi dhe e përktheu: Nexhat Ibrahimi, Prishtinë, 2003.
16. Islamil R. al Faruqi and Lois Lamya al Faruqi, The Cultural Atlas of Islam, New York – London, (Përkthimi jepet sipas përkthimit shqip në dorëshkrim).
17. M. M. Sharif, Historija islamske filozofije, I, Zagreb, 1988.
18. Mewsuat’ul-edjan, botimi I, Bejrut, 1422 h./ 2001.
19. Muhammed Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeh, Kairo, pa vit botimi.
20. Nerkez Smailagic, Klasicna Kultura Islama, I, botimi II, Zagreb, 1976.
21. Nerkez Smailagic, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990.
22. Nexhat Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu – perla të akaidit islam, Prishtinë, 2007.
23. Sa’d Abdulaziz, Felasifet’ul-islami, Kairo, 1977.
24. Umer Ferruh, Tarih’ul-fikr’il-arabij ila ejjami Ibni Haldun, botimi IV, Bejrut, 1983.




Shtojcë:

Veprat e Imam Ebu‘l-Hasan El-Esh‘ariut


I. Veprat e El-Esh’ariut të shkruara deri në vitin 320, të numëruara në veprën El-`Umad:

• Edeb ‘ul-Xhedel ("The Etiquette of Disputation").
• El-Esma’ we‘l-ahkam ("The Names and the Rulings"), which describes the divergences in the terminology of the scholars and their understanding of the general and the particular.
• Ed-Dafi` li‘l-Muhadhdhab ("The Repelling of `The Emendation’"), a refutation of al-Khalidi’s book by that title.
• El-Funun ("The Disciplines"), a refutation of atheists. A second book bearing that title was also written, on the disciplines of kalâm.
• El-Fusul ("The Sub-Headings") në 12 vëllime, a refutation of the philosophers, perennialists, and members of various religions such as Brahmans, Jews, Christians, and Zoroastrians. It contains a refutation of Ibn al-Rawandi’s claim that the world exists without beginning.
• Idah ‘ul-Burhan fi ‘r-rredd `ala ehl‘iz-zajg wa‘t-tug’jan ("The Clarification of the Proof in the Refutation of Heretics"), a preliminary to El-Muxhez.
• El-Idrak ("The Awareness"), on the disciplines that address the subtleties of dialectic theology.
• El-Istita`a ("Potency"), a refutation of the Mu`tazila.
• El-Xhewabat fi‘s-sifat `an Masa’il ehl‘iz-zajg wa‘sh-shubuhat ("The Replies Pertaining to the Attributes On the Questions and Sophistries of Heretics"), al-Ash`ari’s largest work, a refutation of all the Mu`tazili doctrines he had upheld previously.
• El-Xhewhar fi‘r-rreddi `ala ehl‘iz-zajgi we’l-munker ("The Essence: Refutation of the People of Heresy and Transgression").
• El-Xhism ("The Body"), a proof of the Mu`tazila’s inability to answer essential questions that pertain to corporeality, contrary to Ahl al-Sunna.
• Xhumal ‘ul-Mekalat ("The Sum of Sayings"), which lists the positions of atheists and the positions of monotheists.
• Halk‘ul-A`mal ("The Creation of Deeds"), a refutation of the doctrine of the Mu`tazila and Qadariyya whereby man creates his own deeds.
• El-Lum’a fi‘r-rreddi `ala ehl‘iz-zajg wa‘l-bida` ("The Sparks: A Refutation of Heretics and Innovators"), a slim volume.
• El-Luma` el-kebir ("The Major Book of Sparks"), a preliminary to Idah ‘ul-Burhan and, together with the Luma` es-sagir, the last work composed by al-Ash`ari according to our Shaykh `Isa al-Humyari.
• El-Luma` es-sagir ("The Minor Book of Sparks"), a preliminary to al-Luma` el-kebir.
• Mekalat ‘ul-Falasifa ("The Sayings of Philosophers").
• Mekalat ‘ul-Islamijjin we Ihtilfa ‘il-Musal-lin ("The Discourses of the Proponents of Islam and the Differences Among the Worshippers"), an encyclopedia of Islamic sects.
• El-Mesa’il `ala ehl ‘it-tethnijja ("The Questions in Refutation of the Dualists").
• El-Muxhez ("The Concise") in twelve volumes, which identifies and describes the various Islamic sects. It contains a refutation of the Shi`i doctrines of the questioning of Abu Bakr al-Siddiq’s imamate and of the infallibility of the Imam in every era.
• El-Muhtesar fi‘t-tawhidi wa‘l-kadar ("The Abridgment: On the Doctrine of Oneness and Foreordained Destiny"), a review of the different doctrinal issues which the opponents of Ahl al-Sunna are unable to address.
• El-Muhtazan ("The Safekeeping"), on the questions which opponents did not bring up but which pertain to their doctrines.
• El-Muntahal ("The Sifted"), a response to questions from the scholars of Basra.
• Nakd ‘ul-Balhi fi Usul ‘il-Mu`tazila ("Critique of al-Balhi and the Principles of the Mu`tazila"), a refutation of the book of the Mu`tazili scholar al-Balkhi entitled Nakd Ta’wil ‘ul-Adil-la ("Critique of the Interpretation of the Textual Proofs").
• En-Nawadir fi Daka’ik ‘il-Kelam ("The Rarities Concerning the Minutiae of Dialectic Theology").
• El-Kami` li Kitab‘l-halidi fi‘l-Irada ("The Subduer: A Refutation of al-Khalidi’s Book on the Will"), a refutation of a-Khalidi’s doctrine whereby Allah creates His own will.
• Er-Rreddu `ala Ibn er-Rawandi ("Refutation of Ibn al-Rawandi") concerning the Divine Attributes and the Qur’an.
• Er-Rreddu `ala Muhammad ibn `Abd al-Wahhab el-Xhubba’i, an extensive refutation of a Mu`tazili scholar and of his book al-Usul ("The Principles").
• Er-Rreddu `ala ‘l-Muxhessima ("Refutation of the Anthropomorphists").
• A refutation of `Abbad ibn Sulayman in the minutiae of kalâm.
• A refutation of a book by `Ali ibn `Isa.
• A refutation of al-Balkhi’s book in which the latter claimed he had rectified Ibn al-Rawandi’s error in his disputation.
• A refutation of al-Iskafi’s book entitled al-Latif ("The Subtle").
• A refutation of al-Jubba’i on the principles and conditions of scholarly investigation and the derivation of rulings.
• A Refutation of al-Jubba’i’s objections to al-Ash`ari on the vision of Allah in the hereafter as reported by Muhammad ibn `Umar al-Saymari.
• A refutation of al-Khalidi’s book on the denial of the vision of Allah in the hereafter.
• A refutation of al-Khalidi’s book on the denial of the creation of the deeds of human beings by Allah Almighty and Exalted according to His decision.
• The refutation of the philosophers, especially the Perennialist Ibn Qays al-Dahri and Aristotle’s books "On the Heavens" and "On the World."
• Er-Rru’je ("The Vision"), which affirms the vision of Allah by the believers in the hereafter, contrary to the Mu`tazili doctrine which denies the possibility of such a vision.
• Esh-Sherhu wa‘t-tafsilu fi‘r-rreddi `ala ehl‘il-Ifki wa‘l-tadlili ("The Detailed Explanation in Refutation of the People of Perdition"), a manual for beginners and students to read before al-Luma`.
• Es-Sifat ("The Attributes"), a description of the doctrines of the Mu`tazila, Jahmiyya, and other sects that differ from Ahl al-Sunna on the topic of the Divine Attributes. It contains a refutation of Abu al-Hudhayl, Ma`mar, al-Nazzam, al-Futi, and al-Nashi, and an affirmation that the Creator possesses a face and hands.
• Tafsir ‘ul-Kur’an wa’r-rreddu `ala man halafa el-bajan min ehl ‘il-ifki wa ‘l-buhtan ("A Commentary on the Qur’an and Refutation of Those Who Contradicted it Among the People of Perdition and Calumny") which Ibn el-`Arabi el-Maliki says numbered 500 volumes. Ibn es-Subki reports from edh-Dhahabi that this Tafsir was written at a time al-Ash`ari was still a Mu`tazili.
• Various epistles in response to questions from the scholars of Tabaristan, Khurasan, Arrujan, Sayraf, Amman, Jurjan, Damascus, Wasit, Ramahramuz, Baghdad, Egypt, and Persia.
• Zijadat ‘un-Newadir ("Addenda to `The Rarities’").


II. Veprat e El-Esh’ariut të shkruara ndërmjet viteve 320-324, të numëruara nga Ibn Furaku:

• Af’al ‘un-Nabi Sal-lall-llahu `alejhi wa sel-lam ("The Acts of the Prophet – Allah bless and greet him").
• El-Ahbar ("The Reports").
• Bejan Madhhab en-Nasara ("Exposition of the Doctrine of Christians")
• Hikajat Madhahib el-muxhessima ("The Tales of the Schools of the Anthropomorphists"), a refutation of the proofs they adduce.
• El-Ihtijaxh ("The Adducing of the Proofs").
• El-Imama ("The Doctrine of the Imam").
• Ithbat ‘ul-Kijas ("The Upholding of the Principle of Analogy").
• Sessions around the lone-narrator report (el-haber ‘ul-wâhid).
• Muteshabih‘ul-Kur’an ("The Ambiguities in the Qur’an"), in which he brought together the stands of the Mu`tazila and the atheists in their invalidations of the ambiguities in the hadith.
• Nakd Ibn ‘r-Rawandi `ala Ibtal ut-Tawatur ("The Critique of Ibn al-Rawandi’s Denial of Mass-Narrated Hadiths"), which contains an affirmation of the principle of Consensus (ijmâ`).
• Nakd ‘ul-Mudahat ("Critique of `The Similarity’"), a refutation of al-Iskafi on the term qadar.
• Nakd ‘ul-Taxh `ala‘r-Rawandi ("The Diadem: Critique of Ibn al-Rawandi").
• On questions put to al-Jubba’i concerning names and rulings.
• A refutation of Abu al-Hudhayl on the limitlessness of the foreknowledge and decisions of Allah Almighty and Exalted and another on motions.
• A refutation of Harith al-Warraq on the Attributes.
• A refutation of the logicians.
• A refutation of the proponents of metempsychosis and reincarnation.
• El-`Umad ("The Supports") on the vision of Allah in the hereafter.
• El-Wukuf wa’l-`Umum ("The Abeyance of Rights and the Public at Large").


III. Ibn Asakiri thotë se, pos listës së Ibn Furakut, ka parë edhe vepra të tjera. Ai numëron këto vepra:

• El-Hathth `ala‘l-Bahth ("The Encouragement to Research").
• Risalet’ul-Iman, an epistle on Belief which discusses whether it is permissible to say that belief is created. Ibn Haxhar heard it from Abu Ishaq at-Tannuhi with the latter’s chain of transmission back to al-Ash`ari, through the latter’s student Abu al-Hasan Ahmad ibn Muhammad ibn Miksam al-Mukri’ al-Baghdadi.
• Risala ila ehl ‘ith-Thugar ("Epistle to the People of al-Thugar"), a definition on the doctrines of Ahl al-Sunna.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Imam El-Esh’ariu - mësuesi i madh i kelamit sunit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Dijetarët islamë-
Kërce tek: