Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zëri Islam


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
abdullahemin-besnikmumin (30)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
Mustaf (16)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
Armendi (15)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
arbnora (13)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
antimunafikun (9)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
albert (3)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
fatlume neziri (3)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
Ardita (1)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
Muhamedin.K (1)
Shejh Albani (Jeta e tij) Vote_lcapShejh Albani (Jeta e tij) Voting_barShejh Albani (Jeta e tij) Vote_rcap 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeThu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 30 më Mon Sep 20, 2021 3:12 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Shejh Albani (Jeta e tij) Labels=0
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Shejh Albani (Jeta e tij)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
abdullahemin-besnikmumin
Anetare i ri
Anetare i ri



Numri i postimeve : 30
Pikët : 89
Allahu të shpërbleftë : 10
Join date : 06/10/2010
Location : kamenice

Shejh Albani (Jeta e tij) Empty
MesazhTitulli: Shejh Albani (Jeta e tij)   Shejh Albani (Jeta e tij) Icon_minitimeWed Oct 06, 2010 2:58 pm

Emri original i Shejh Albanit për të cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati.
Ai u lind në Shkodër në vitin 1914 në një familje të varfër muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar për disa vite me radhë në Stamboll përpara se të kthehej në Shkodër. Gjatë qëndrimit në Shkodër Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të kohës së tij u detyrua të largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi në Damask të Sirisë, gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën rregjimin e Zogut. Në këtë qytet Haxhi Nuhu i Shkodrës rriti një djalë të quajtur Nasirudin i cili në të ardhmen do të bëhej me famë. Nasirudini i vogël kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore në Damaskun e famshëm, mes rrënojave të të kaluarës Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane të këtij qyteti me famë të botës Islame. Duke qenë një student i zellshëm dhe ndikuar nga dijet fetare të të atit, te Nasirudin Albani shpejt do të lindte gjeniu i ardhshëm i shkencës fetare të hadithit për botën muslimane të shekullit të 20të.
Nasirudin Albani mbahet në botën moderne islame si rilindësi i shkollës se studimit të kronolgjisë së hadithit / apo kronologjisë së historisë profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit për shkencën e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeç nga një artikull i revistës “Menar”. Shkrimi në fjalë merrej me një analizë të librit “Ringjallja e diturive fetare” të filozofit të madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve të Imam Gazaliut ishin ato që do ta shndërronin Nasirudin Albanin në studiuesin dhe kritikun më gjenial të shkencës së historisë profetike islame të shekullit të 20të. I kredhur në studime nga 8 deri 12 orë në ditë në bibliotekat e Damaskut të famshëm Emevit ku fshihen pasuritë e së kaluarës së famshme të botës arabe, Albani i hyri rrugës së vështirë të riekzaminimit dhe revizionimit të shkencës së hadithit – apo historisë profetike islame. Revizionimit të vërtetësisë shkencore të sa e sa shkrimeve mbi historinë profetike të islamit të cilat ndër shekuj kishin kaluar mes shumë njerëzish, rracash dhe rregjimesh që Dar-Al-Islami historik ka përjetuar.
Duke ngulmuar me këmbëngulje shkencëtari Sheh Albani arriti të analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; të vërtetojë apo rrëzojë saktësinë dhe kronologjinë e tyre, të analizonte zinxhirin e transmetimit të hadithit nga dishepujt e hershëm të Islamit të cilët në shumë raste përdornin analogji gojore për të rregjistruar historitë e së kaluarës. Duke përdorur një talent historiani të paepur Albani arriti deri aty sa të rivlerësoj historianët e hershëm të Islamit, saktësinë e transmetimit të tyre dhe ndërthurjen e drejtë të bazave shkencore të kësaj historie të shenjtë. Puna kolosale e Sheh Albanit e cila për nga ana shkencore gërmonte në dokumentat më të hershme të historisë islame e bën atë të përsërisi punën ngulmuese që vetëm klasikët e Islamit si Buhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mënd të kenë bërë gjatë shekullit të 9të.
Shejh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencës hadithike islame të shekullit të 20të. Ai pati guximin intelektual që t’iu hapi shkollarëve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit të dogmave fetare, të cilat qëndronin të mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojë e famës dhe dijeve shkencore që kishte, Shejh Albani u thërrit në Arabinë Saudite si lektor i shkencave te hadithit në Universitetin Islamik të Medines. Ai lektoroi aty për rreth 3 vjet për tu kthyer sërisht më pas në Damask. Jeta e Shejh Albanit e pa atë të jetojë në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht në kryeqytetin e Jordanisë në Aman, në të cilin edhe ndërroi jetë më 2 Tetor 1999.
Duke qënë ndjekës i shkollës Saudite të Islamit, asaj Selefije, Shejh Albani shihet si një nga dijetarët më kryesor të kësaj shkolle gjatë shekullit të 20të. Së bashku me muftiun e Arabisë Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qënë një nga autoritetet kryesore të shkollës Saudite të shekullit të kaluar. Fetvatë (gjykimet fetare) të Albanit kanë patur forcë të bindin muslimanët nga Maroku e deri në Çeçeni, nga Indonezia e deri në Bosnje. Duke qënë se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj më të madh gjatë revolucionit ekonomik që nafta i solli vendeve arabe në vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesëmarrëse e këtij revolucioni ideologjiko – ekonomik të botës Arabe të Gjirit. Megjithatë guximi revolucionar i Albanit për të riekzaminuar themelet e historiografisë Islame e bën atë në shumë raste pre të sulmeve nga sektarët.
Për ndjekësit e shkollës selefite Shejh Albani ngelet një nga autoritetet më të rëndësishme të tyre, ndoshta pas vetë Muhamed Ibn Abdul-Vehabit që e reformoi këtë shkollë Islame gjatë shekullit të 18të. Historia e tre mbretërive Arabo Saudite, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite të sotme është jashtëzakonisht e lidhur dhe ndërtuar mbi shkollën selefite apo siç ajo njihet nga armiqtë e saj Vehabite. Për arsyen e lartpërmendur Shejh Albani është një nga personalitetet më të dashura dhe njohura në mbretërinë Saudite, në botën arabe dhe ndjekësit e shkollës Saudite nëpër botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shejh Albani (Jeta e tij)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» fejesa e te rinjve ne islam' shejh albani' ligjerat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Dijetarët islamë-
Kërce tek: