Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam


 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
 
abdullahemin-besnikmumin (30)
 
Mustaf (16)
 
Armendi (15)
 
arbnora (13)
 
antimunafikun (9)
 
albert (3)
 
fatlume neziri (3)
 
Ardita (1)
 
Muhamedin.K (1)
 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Sat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Sat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Sat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Thu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Wed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Fri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Fri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 10 më Thu Aug 18, 2016 6:38 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Intervistë me Sem Tensli: Polemikat në universitet më hapën zemrën dhe mendjen ndaj fesë së pastër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 26
Location : Prizren

MesazhTitulli: Intervistë me Sem Tensli: Polemikat në universitet më hapën zemrën dhe mendjen ndaj fesë së pastër   Thu Oct 21, 2010 11:27 pm

Intervistë me Sem Tensli: Polemikat në universitet më hapën zemrën dhe mendjen ndaj fesë së pastër




”Dita kur unë e bëra publike dëshminë time në shtator 2008, është dita që ndryshoi jetën time”.

- Si ka qenë përvoja jote e parë me fenë islame dhe myslimanët? Dhe tek cila pikë keni filluar të mendoni që ta pranoni fenë islame?

- Një nga shoqet e mia shumë të afërta në shkollën fillore, ishte myslimane dhe fenë islame e kam studiuar në një formë shumë të kufizuar qysh në shkollën fillore. Prandaj, qysh në moshën fëmijërore, kisha marrë disa njohuri rreth disa parimeve të fesë islame. Për shembull, e dija se cilat janë pesë shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet feja islame. Megjithatë, nuk arrita asnjëherë të kuptoja esencën e fesë islame dhe rrënjët e përbashkëta mes saj dhe Krishterimit përveç në një etapë të mëvonshme të jetës sime. Dhe çdo herë fenë islame e konsideroja si një fe të huaj, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me Krishterimin të cilin e përqafoja. Atëherë, kur u regjistrova në universitet, u takova me disa myslimanë dhe fillova të bëjë me ta polemika rreth disa çështjeve fetare. Një prej tyre ishte edhe polemika rreth tensioneve të ngritura në mes myslimanëve dhe të krishterëve. Isha shumë e vendosur që t’i bindja shokët e mi mbi realitetin e krishterë, mirëpo vërejta se unë kisha nevojë për më shumë informacione rreth fesë islame, në mënyrë që të mund të futesha në dialog me ata. Në Ungjill, Jezusi (Isai a.s.) thotë që ne e kemi për obligim që ta testojmë fjalën e pajgamberëve të rinj, në mënyrë që ta dimë se a është e mirë apo jo ajo fjalë, d.m.th. a është ajo fjalë me prejardhje prej Zotit? Ky verset i Ungjillit jep të kuptohet mundësia e ekzistimit të pejgamberëve edhe pas Jezusit (Isait a.s.). Për këtë arsye kam bërë disa hulumtime dhe e kam lexuar Kur’anin (me qëllim që të arrija t’i përgënjeshtroja ata). Mirëpo, gjatë leximit të Kur’anit, vërejta se kisha një simpati ndaj kësaj feje dhe kështu fillova të mendoja rreth kësaj feje me një seriozitet më të madh.

- Çfarë të ka tërhequr më së shumti ndaj fesë islame?

- Si e krishterë, Ungjillin e kam studiuar në detaje. Për këtë arsye kisha njohuri të mjaftueshme jo vetëm rreth parimeve të Jezusit (Isait a.s.), por edhe për pejgamberët që ishin para tij. Kur e lexova Kur’anin, u hamenda nga sasia e komponentëve të përbashkët në mes tij dhe Ungjillit, jo vetëm rreth atyre që kanë të bëjnë me historinë e pejgamberëve, por gjithashtu edhe me vetë idenë e adhurimit të Zotit Një, çështje e cila në Tevrat konsiderohet si çështje kryesore dhe thelbësore. Gjithashtu, në kohën kur nuk isha në gjendje ta kuptoja gjithë atë që ishte cekur në Kur’an, nuk kisha mundësi të gjeja brenda tij çështje kontradiktore, të cilat paraprakisht i kisha gjetur në brendësinë e Ungjillit. Kjo më bëri të mendoja edhe më shumë se ky tekst mund të jetë origjinal.

- A ka ekzistuar ndonjë person i caktuar, i cili ka ndikuar në vendimin tënd që të hysh në Islam ose i cili të ka inkurajuar për një gjë të tillë?

- Isha në kontakt- e njohur me dy shoqe myslimane, të cilat u takonin dy kulturave fetare të ndryshme. Njëra prej tyre më dhuroi një kopje të Kur’anit, dhe ky ishte nga elementet kryesore që unë ta pranoja fenë islame. Ndërsa tjetra kishte njohuri rreth çështjeve krahasuese të Islamit (veçanërisht rreth aktiviteteve të Zakir Najekut), mirëpo ajo nuk kishte mundësi të më shpjegonte mua se si mund të arrihet një bashkëpunim përputhshmëri në mes Islamit dhe Krishterimit.

- Të çfarë natyre kanë qenë librat që ke shfletuar për t’u njohur me fenë islame?

- Libri i vetëm që kam lexuar me përkushtim dhe në detaje, para se ta pranoja fenë islame, ka qenë Kur’ani. Megjithëse vetëm Kur’ani ishte vështirë të kuptohej, veçanërisht për një njeri të ri në këtë fe, mirëpo ai më ka ofruar shumë pyetje, të cilat më pastaj ua shtroja shokëve të mi myslimanë.

- Çfarë mendimesh kishe për Islamin dhe myslimanët, para se ta pranoje Islamin?

- Asnjëherë nuk kam qenë e bindur për idenë se Islami është fe e terrorizmit. Ende e kujtoj atë hidhërimin që kishte mbërthyer shokët e shkollës sime në momentin e ndodhive të 11 Shtatorit 2001 dhe vuajtjet e tyre të fuqishme nga racizmi, gjë që unë e kisha dënuar tërësisht duke qenë në dijeni paraprakisht se kolegët e mi myslimanë janë të sinqertë dhe e duan paqen. Mirëpo shumica e kolegëve të mi ishin femra dhe baballarët e tyre kishin një ashpërsi në veprimet ndaj tyre, një gjë që në veten time krijoi një bindje se Islami është fe e njëanshme, e cila ua mohon të drejtat femrave, aq, saqë disa prej tyre bëni me qëllim sjellje arrogante në shkollë, vetëm e vetëm që të rebeloheshin ndaj prindërve të tyre (këtë gjë e kam vërejtur shumë në mesin e shoqeve të mia myslimane (në dallim nga shoqet jomyslimane) për këtë arsye vërejta se ky diskriminim ndaj femrës dëmton imazhin e femrave myslimane.
A ke mundësi të na përshkruash ditën kur e ke pranuar

- Islamin? A të kujtohet dita dhe ora?

- Pasi e lexova Kur’anin, realisht isha para një dileme se ç’duhej të besoja. Unë edhe më herët kam besuar në një Zot, mirëpo nuk isha e sigurt se cila fe është e saktë. Gjatë Ramazanit të vitit 2008 agjërova shumicën e muajit, gjithashtu fala edhe namazet me rregull, duke iu lutur Zotit që të më udhëzojë, ashtu siç thotë edhe Ungjilli: “Do të më kërkosh mua, do të më gjesh atëherë kur të më kërkosh me thellësinë e zemrës”. Kështu, sa herë që kërkoja të vërtetën, Islami më bëhej edhe më i qartë, derisa ndjeva në brendinë time se isha e gatshme ta pranoja atë për fenë time. Në fund të muajit shtator të vitit 2008 u takova me një shoqe myslimane dhe së bashku shkuam për të drekuar. I tregova asaj për dëshirën time që ta pranoja fenë islame. Dhe kështu shoqja ime, pasi e kuptoi dëshirën time, më ftoi që ta thosha dëshminë (shehadetin).

- Si ka qenë reagimi i familjes sate, i shokëve të tu karshi kalimit tënd në fenë islame? A ishin përkrahës apo kundërshtarë?

- Shokët e mi në përgjithësi i kishte goditur një ndjenjë e mosbesimit, jo për shkak të mendimeve të tyre të gabuara rreth fesë islame, po për shkak se ata më njihnin mua si një femër mjaft liberale! Para se ta pranoja Islamin, ishte shumë normale që të pija raki, të kisha marrëdhënie romantike të shumta dhe gjëra të kësaj natyre. Për këtë arsye, kur shpreha dëshirën time për ta pranuar Islamin dhe për t’u larguar nga pirja e rakisë dhe marrëdhëniet e shumta jashtëmartesore, shokët e mi menduan se unë po tallesha. Ndërkaq, për sa u përket prindërve të mi, ata në fillim nuk e pranuan me mirëseardhje këtë ndryshim, sepse babai im ishte kundër feve të sistemuara, ndërsa nëna ime fenë islame e konsideronte si fe kundër emancipimit të femrës. Për këtë arsye ata nuk ishin të lumtur nga vendimi im, për arsyet e tyre personale. Çështja u ngatërrua edhe më shumë kur e vura shaminë, mirëpo, për fat të mirë, me kalimin e kohës u bënë më të afërt me vendimin tim për pranimin e fesë së re, edhe pse nuk e pranuan në mënyrë absolute. P.sh. nëna ime, darkën e datëlindjes sime më bleu peshk salmon dhe ëmbëlsira, të cilat nuk kishin alkool. Këto ndoshta janë çështje të vogla, por kanë një rëndësi, sepse në një mënyrë prindërit po pranonin vendimin tim.

- Duke pasur parasysh se ju jeni një angleze që ka pranuar fenë islame, a ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni e diskriminuar nga ana e myslimanëve apo e jomyslimanëve?

- Ajo që më ka penguar nga myslimanët, është “orientimi mbizotërues”, ta quaj kështu; shumica e tyre sikur më thoshin: “Në veçanti atëherë kur fillova disa aktivitete fetare. Mendoj se shumica e myslimanëve nuk e vlerësojnë këtë çështje për sa u përket atyre njerëzve që e kanë pranuar Islamin rishtazi. Këta njerëz, edhe pse para tyre kanë shumë çka të mësojnë, megjithatë janë shumë të etur për njohuri të reja dhe mund të them se janë të liruar nga të gjitha format e njëanshmërisë kulturore e sektare dhe ideve të gabuara atëherë kur fillojnë të thellohen në njohuritë e tyre rreth Islamit. Zakonisht shokët e mi myslimanë nuk kanë njohuri më shumë sesa unë rreth Islamit. Si studente, mund të them me plot kënaqësi se shumica e kolegëve të mi e kanë pranuar me mirëseardhje kalimin tim në fenë islame. Mirëpo reagimi i një pjese të vogël të kolegëve të mi të krishterë e çifutë nuk ishte edhe aq i mirë, saqë, madje, njëri prej tyre edhe më pati sulmuar përmes internetit dhe pati krijuar përshtypje negative para ish-shokëve të mi nga kisha e mëparshme, duke u thënë atyre se unë kisha pësuar shpëlarje të mendjes nga ana e një njeriu mysliman. Gjithashtu ndonjëherë has në shikime nënçmuese nga ana e disa njerëzve për shkak të shamisë.

- Që nga koha kur e keni pranuar Islamin, cila është pikëpamja juaj karshi Ymetit mysliman në përgjithësi?

- Gjatë përvojës sime me myslimanët, në veçanti me “Shoqërinë Islame” në universitet, jam takuar me disa burra dhe gra të shkëlqyer myslimanë, me të cilët kam lidhur marrëdhënie të shkëlqyera miqësore. Jam e bindur se Ymeti ynë bart shumë të mira dhe shumë mundësi për të vepruar, mirëpo problemi i vetëm, si duket, është se myslimanët në Perëndim janë të frikësuar nga promovimi i fesë dhe praktikimi i saj. Prandaj, për këtë arsye, personalitetet kryesore që shfaqen nëpër medie dhe flasin për Islamin, janë personalitete ekstreme, për fat të keq, dhe ata realisht nuk e përfaqësojnë Islamin e vërtetë. Sot të rinjtë, veçanërisht të rinjtë myslimanë, ballafaqohen me shumë vështirësi, derisa të arrijnë ndonjë sukses në jetën e tyre private dhe të realizojnë një pozitë të lakmueshme. Për këtë arsye është shumë e vështirë që myslimanët të mos futen në garë me të tjerët për të arritur një pozitë dhe për të siguruar një jetesë të mirë, gjë që “duan ata apo nuk duan” nuk u lë kohë të mjaftueshme për ta shpenzuar në aspektin e davetit, thirrjes islame. Mendoj se presionet kulturore i kanë shtyrë myslimanët e sinqertë që të mos shoqërohen përveçse me myslimanë. Për këtë arsye jo myslimanëve nuk u jepet mundësia që të njihen me Islamin e vërtetë dhe real.

- Cili ajet kur’anor ju ka tërhequr më së shumti që ta pranoni Islamin? A ka ndonjë ajet kur’anor i cili është shumë afër zemrës suaj?

- Kaptina el-Ihlas ka një rëndësi të veçantë për mua, sepse ajo përmbledh çështjen e besimit në një Zot, çështje e cila çdoherë ka një rëndësi qenësore në besimin tim, edhe si e krishterë edhe si myslimane. Mendoj se për mua, apo për mendimin tim, ajeti më i rëndësishëm është ajeti ku Allahu xh.sh. thotë: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm”. Sepse ajo e tregon realitetin të cilin kam gjetur në Islam.

- Çfarë këshille u kishe rekomanduar të riinjve myslimanë brenda Britanisë së Madhe?

- Nuk mendoj se jam e privilegjuar për të rekomanduar këshilla për të tjerët, mirëpo, meqenëse jam një pjesëtare e re e fesë islame, them se fenë islame na duhet ta vlerësojmë drejt. Ndiej një mirësi të madhe në brendinë time, që kam pranuar fenë islame, ndjenjë të cilën jam e bindur se nuk do ta ndieja sikur të isha myslimane që nga fëmijëria. Këshilla ime më e madhe për veten time dhe për të tjerët, është që të përqendrohemi në çështjet parësore dhe t’i lëmë çështjet dytësore. Është shumë vështirë për një mysliman të sinqertë, në kushtet aktuale, që të jetë i përkushtuar ndaj kulturës dhe traditës britanike, mirëpo, në fund të fundit, ne do të japim llogari para Zotit e jo para ndonjë njeriut tjetër. Dhe jam shumë e bindur se nuk do të pendohemi asnjëherë nëse flijojmë diçka të kësaj dynjaje për hir të fesë.



Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe
Vedat Shabani


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://zeri-islam.forumotion.com
 
Intervistë me Sem Tensli: Polemikat në universitet më hapën zemrën dhe mendjen ndaj fesë së pastër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Fillimi :: Lajme islame-
Kërce tek: