Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zëri Islam

ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
abdullahemin-besnikmumin (30)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
Mustaf (16)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
Armendi (15)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
arbnora (13)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
antimunafikun (9)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
albert (3)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
fatlume neziri (3)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
Ardita (1)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
Muhamedin.K (1)
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_lcapTetë gënjeshtrat e nënës sime Voting_barTetë gënjeshtrat e nënës sime Vote_rcap 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeThu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 30 më Mon Sep 20, 2021 3:12 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Tetë gënjeshtrat e nënës sime Labels=0
Kërko
 
Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kujtimi
Admin
Admin
Kujtimi

Numri i postimeve : 163
Pikët : 523
Allahu të shpërbleftë : 4
Join date : 31/08/2010
Age : 33
Location : Prizren

Tetë gënjeshtrat e nënës sime Empty
MesazhTitulli: Tetë gënjeshtrat e nënës sime   Tetë gënjeshtrat e nënës sime Icon_minitimeWed Oct 20, 2010 10:12 pm

Dr. Mustafa Akkad

Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!

Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PARE.

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e
ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E DYTE.

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TRETE.

Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E KATERT.

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e
papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PESTE.

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E GJASHTE.

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E SHTATE.

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam
dhembje!"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TETE.

Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.

Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj:
Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.
Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj:
Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Lute Allahun që ta falë dhe ta mëshirojë.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=667

www.zeriislam.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zeri-islam.albanianforum.net
 
Tetë gënjeshtrat e nënës sime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Fillimi :: Lajme islame-
Kërce tek: